Vdekja e gruas 45-vjeçare në Prizren, mëngjesin e së martës, tronditi familjen e tyre. Për motive akoma të panjohura, e ndjera i dha fund jetës së saj, duke u vetëvrarë me armë zjarri. Policia nisi hetimet për rastin, teksa tashmë është arrestuar bashkëshorti i viktimës.
Siç ka mësuar ekskluzivisht Sinjali, arma me të cilën dyshohet se u krye akti i rëndë ishte e burrit të viktimës, të cilën e posedonte ilegalisht.
Gjatë ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme hetimore, ditën e djeshme Policia ka kryer kontroll në vendin ku ndodhi ngjarja tragjike.
Mbajtja ilegale e armëve i kushtoi burrit të së ndjerës, i cili u arrestua dhe u shoqërua në stacion policor për intervistim.
Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit dhe masën e ndalimit policor për 48 orë.