Më datën 27.06.2019, Stacioni Policor në Prizren ka pranuar informatën lidhur me një rast vjedhje në lokacionin rr.”Wiliam Woker” në Prizren.
Sipas policisë, viktima në deklaratën e saj, thekson se e dyshuara e panjohur femër duke e mashtruar djalin e viktimës, ku i kishte kërkuar një gjilpër në menyrë që ta largonte nga aty, e më pastaj e njëjta ishte futur në dhomën tjetër dhe kishte vjedhur stoli ari në vlerë rreth 6.250 euro.
“Pas një pune intensive hetimore, hetuesit policor kanë siguruar video-regjistrimet e kamerave të sigursisë së objektit të banesës në fjalë, ku vërehet e dyshuara femër duke dalë nga hyrja “B”, me një kuti në dorë, ku dyshohen të kenë qenë stolitë e arit të të dëmtuarës në fjalë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Hetuesit policor duke vepruar menjëherë dhe në bashkpunim të ngusht me qytetar kanë arrit të e identifikojnë dhe arrestojnë tani të dyshuarën M.K e lindur ne vitin 1990.
Sipas policisë, hetuesit janë duke punuar me intensitet të lartë në zbardhjen e disa rasteve tjera të kësaj natyre, të cilat dyshohen të jenë kryer nga e njëjta e dyshuar.
Të gjitha veprimet e marra janë bërë në konsultim me Prokurorin kujdestar – Depratamenti i krimeve të përgjithshme në Prizren, i cili ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin per 48 orë, ndaj të dyshuares të lartëcekur, e cila është dërguar në Qendren e ndalimit në Stacioni Policor Prizren.
Për rastin e kësaj vjedhje ka shkruar edhe “GazetaePrizrenit.net”. Bashkë më një shkrim ka publikuar edhe një video-xhirim. Për më tepër :
Pamje të një gruaje që “vodhi” stoli ari në një banesë në Prizren (VIDEO)