25-04-2024

Arrestohet grupi i “hajdutëve”, që vodhën vegla pune dhe kafshë në Prizren (foto)

Vodhën gjësende të ndryshme, përfshirë kompjuterë e vegla pune por këto nuk u mjaftuan. Ata “zanatin” e vazhduan edhe me vjedhje të kafshëve, derisa policia u ra në gjurmë, për t’i arrestuar pesë nga anëtarët e një grupi, për të cilin policia dyshon të jetë edhe më i madh, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”.

Zyrtari për media pranë Policisë rajonale në Prizren, Vesel Gashi, konfirmoi për portalin se arrestimi i tyre është bërë në vazhdimësi të punës së hetuesve policorë  të stacionit në Prizren, që kanë ndërmarrë një aksion prej dy ditësh.

“Deri më tani janë arrestuar pesw persona të gjithë nga Prizreni, të cilët si grup kanë kryer mbi 30 vepra penale, kryesisht në këtë qytet”, ka thënë për “GazetaePrizrenit.net”ai.

Policia nuk e ka publikuar identitetin e të arrestuarve dhe nuk e ka konfirmuar nëse ata janë të njohur për organet e rendit.

Gashi, tha se lopa që ishte vjedhur në “Hoqa Mahallë” dhe 10 dele në lagjen “Bajram Curri” u janë kthyer pronarëve./GazetaePrizrenit.net/

E plotësuar:

Sot në mesditë policia ka dhënë edhe disa informacione rreth këtij rasti:

Policia ka njoftuar se rastet janë raportuar nga fundi i muajit dhjetor 2018 si dhe gjatë fillimit të muajit janar 2019 në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor në Prizren.

Hetuesit policorë mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara, ndërmjet datave 15 dhe 17 janar 2019, kanë identifikuar dhe kanë arrestuar pesë persona të dyshuar:

E. SH, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

A. SH, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

G. E, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

A. K, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

B. SH, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

Ndërsa në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

një biçikletë

një lopë

10 dele

Dy televizorë

Dy laptopë

Vegla pune

Një motosharrë

Gjashtë shpues (hillt)

Një thithëse elektrike

Një makinë larëse të automjeteve

Dy aparate të kafesë dhe

Gjësende tjera që ndërlidhen me këto vepra penale

Gjërat e sekuestruara pas procedurave të nevojshme, u janë kthyer pronarëve legjitim.

Pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit, të dyshuarit janë ndalur për 48 orë.

Asnjë koment

Comments are closed.