Arrestohet në Malishevë, dërgohet në burgun e Dubravës

Në fshatin Plloqicë të Malishevës është arrestuar një person i kërkuar nga organet e drejtësisë,  shkruan “GazetaePrizrenit.net”

Për rastin njoftohet në raportin e Policisë së Kosovës.  “Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë, dega në Klinë, në Plloqicë është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës”, thuhet në raport.

Mbështetur në raportet policore, kohët e fundit vazhdimisht raportohet për persona të  arrestuar në bazë të urdhëresave nga organet e drejtësisë.

Arrestime të tilla janë raportuar edhe në pikën kufitare me Shqipërinë, në Vërmicë të Prizrenit./GazetaePrizrenit.net/