25-04-2024

Arrestohet nga policia, shiste ari të falsifikuar

Është arrestuar nga Policia e Kosovës i dyshuari pasi kishte mashtruar një person tjetër, duke i shitur stoli ari të falsifikuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 29 gusht rreth orës 13:50, në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

“Më 23.09.2022 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte mashtruar ankuesin mashkull  kosovar duke i shitur ati stoli ari i cili ishte i falsifikuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Asnjë koment

Comments are closed.