Arrestohet një hajdut xhepash në Prizren
Një person është arrestuar për shkak të sulmit e më pas grabitjes së parave nga një i dyshuar, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë në Prizren, pak para mesnatës, rreth orës 23:50.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili së bashku me një person tjetër i cili gjendet në arrati e kanë sulmuar me mjete të forta viktimën mashkull K/Shqiptar dhe nga xhepi ia kanë marrë 40 euro para”.
Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Një rast tjetër i arrestimit të hajdutit të xhepave, ka ndodhur javën e kaluar në Suharekë. I dyshuari ishte nga Prishtina. /GazetaePrizrenit.net /