19-05-2024

Arrestohet një person për narkotikë në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren pasi posedonte substanca narkotike në automjetin e tij, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:30 min. në rrugën  “Ismail Kryeziu” në Prizren.

Lexo Edhe:

Komuna e Prizrenit mezi arrin mesin e tabelës për përfaqësimin gjinor (Dokument)

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull  kosovar pasi tek i njëjti gjatë kontrollit të veturës së tij i janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 14 gram”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./GazetaePrizrenit.net

Lexo edhe:

Ja pse dështoi votimi i buxhetit të Komunës së Prizrenit për vitin 2021

Asnjë koment

Comments are closed.