23-11-2024

Arrestohet një person për zjarrvënie në fshatin Semetisht

Policia në Suharekë të dielën ka arrestuar një person i cili dyshohet të ketë shkaktuar zjarrvënie në fshatin Semetisht

“Personi i dyshuar tashmë i arrestuar dyshohet të jenë përfshirë në disa raste të zjarrvënieve, ku njësitë patrulluese i janë përgjigjur rastit dhe të dyshuarin e kanë shoqëruar në stacionin policor”, thotë policia nga rajoni i Prizrenit.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, thuhet në komunikatë, duke përfshirë intervistimin e personit të dyshuar, i cili ka pranuar veprën e kryer, po ashtu i njëjti është i njohur për organet për rastet të tilla.

“Me vendim të prokurorit të dyshuari i shqiptohet masa e ndalimit policor për 48 orë”, përfundon komunikata.

 

Asnjë koment

Comments are closed.