Arrestohet pasi dyshohet se shtyri në vetëvrasje të miturën në Prizren
Një person është arrestuar për shkak të dyshimit se ka shtyrë në vetëvrasje një viktimë të mitur femër, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në Prizren, ndërsa arrestimi i të dyshuarit është bërë mbrëmë.
Në raport nuk jepen të hollësi të tjera rreth motivit për të cilin ka ndodhur rasti.
Viktima është duke u trajtuar në QKUK, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje./GazetaePrizrenit.net