Arrestohet personi me inicialet B.B i kërkuar për tentim grabitje

Pas një hetimi dy mujor nga hetues rajonalë është arritur që të identifikohet vendqëndrimi i të dyshuarit B. B. i cili ishte në arrati që nga 19 maji, njoftoi policia në Prizren.

I dyshuari në bashkëpunim edhe me të dyshuar të tjerë, rreth orës 22:30 minuta kishte tentuar të kryej grabitje në një shtëpi në fshatin Gjinoc të Suharekës.

Sipas policisë, për t’i ikur ndjekjes policore i dyshuari kishte marrë me qira një banesë në “Breg të Diellit”. Gjatë bastisjes së banesës janë gjetur dhe
sekuestruar një kallashnikov me pesë karikatorë me gjashtëdhjetë fishekë; një
pistoletë e zezë e kalibrit 7.65 mm me pesë fishekë; një maskë e zezë; një sprej
“AMERICAN NATO”.

Po ashtu janë gjetur edhe tri parë pranga plastike; çelësa të automjetit e gjësende
tjera me interes për hetime.

Lidhur me gjetjet është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalet nën masën e arrestit policor.