02-11-2024

Shpërndahen 80 lopë qumështore nga Holanda për fermerë prizrenas

Sot janë shpërndarë lopë qumështore për 80 fermerë të cilët kanë participuar në projektin e drejtorisë komunale të bujqësisë në Prizren ““Furnizimi me lopë qumështore”.

Pjesë e këtij aktiviteti të shpërndarjes së lopëve qumështore nga Drejtoria e Bujqësisë, ishin edhe drejtuesit më të lartë të Komunës së Prizrenit, kryetari Mytaher Haskuka dhe nënkryetari , Eshref memaj.

Haskuka, tha se “shpërndarjen e këtyre lopëeve e ka përcjell një proces transparent, dhe për këtë flet edhe numri i madh i fermerëve të interesuar”, theksoi ai, duke shtuar se “ne jemi interesuar për të siguruar lopë cilësore, të cilat mundësojnë shumë shpejt që fermerët të përfitojnë shumëfish nga ato”.

Drejtori i Bujqësisë, Egzon Elshani, tha se “përfitues të këtij projekti janë 80 fermerë, nga 123 sa kishin aplikuar sipas përzgjedhjes që ka bërë komisioni profesionist”, theksoi ai.

“Lopët e sjellura nga Holanda i përkasin dy racave dhe se ato janë të kontrolluara”

Fermerët, Avni Arifi nga Pirana, dhe Ndrec Mirdita nga Caparci, falënderuan organet komunale për mundësinë e përfitimit nga ky projekt, duke thënë se këto lopë janë tejet qumështore. Ky projekt është realizuar fal edhe participimit prej fermerëve të interesuar në shumë prej 540 eurove , ndërsa komuna ka ndarë rreth 80 mijë uro nga buxheti i vet për t’u dal në ndihmë të gjithë atyre që janë të përkushtuar për të zhvilluar sektorin e bujqësisë. Vlera e një lope kap shumën e rreth 1600 eurove.

Herën e fundit kur janë shpërndarë lopë të këtilla nga qeveria e kaluar, ka qenë fundi i muajit dhjetor të vitit 2016. Kjo mund të jetë njëra ndër arsyet, pse këtë vit ka pasur interesim më të shtuar të fermerëve prizrenas për të përfituar nga ky projekt./tvprizreni.com/

 

Asnjë koment

Comments are closed.