19-04-2024

Asfaltohet një rrugë në Lubizhdë të Malishevës

Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës rrugore në vendbanimet e Komunës së Malishevës, sot ka filluar asfaltimi i një rruge në fshatin Lubizhdë, e cila e lidhë pjesën e fshatit që gjendet në anën tjetër të lumit Mirusha, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Në njotimin e komunës, thuhet se për këtë qëllim sot, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, e ka vizituar fshatin Lubizhdë, për të parë nga afër asfaltimin e kësaj rruge.

“Rregullimi i infrastrukturës në përgjithësi, e në veçanti i infrastrukturës rruge, në territorin e Komunës së Malishevës, është duke shkuar shumë mirë, sepse të gjitha rrugët kryesore janë të asfaltuara dhe tani neve na mbetet ti rregullojmë edhe rrugët brenda lagjeve, apo lidhjet mes lagjeve, siç është kjo rrugë”, tha Berisha.

Përndryshe, kjo rrugë, e cila është rregulluar dhe po asfaltohet sot, është e gjatë 650 metra dhe mundëson lidhjen e fshatit me lagjen e cila është përtej urës, apo në anën tjetër të lumit, pasi këtë lagje, e ndanë lumi Mirusha dhe ka rëndësi jetike për banorët e kësaj lagjeje. Rregullimi dhe asfaltimi i kësaj rruge, mundësohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Asnjë koment

Comments are closed.