02-11-2024

Mashtrime me rezervimet turistike, Policia paralajmëron qytetarët për kujdes

Policia e Kosovës po heton rastet e mashtrimit të qytetarëve gjatë aranzhimeve turistike, kërkohet kujdes dhe bashkëpunim në parandalimin e rasteve të tilla

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë është duke i trajtuar disa ankesa të qytetarëve të Republikës se Kosovës të cilët kishin bërë aranzhime turistike për verën e vitit 2018, në Agjencinë Turistik ” Vol Travel ” me seli në Gjilan.

Në njoftimin e policisë, thuhet se këto aranzhime turistike dyshohet se nuk janë realizuar nga agjencioni i lartëpërmendur, prandaj ftojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët kanë bërë aranzhime turistike me agjencionin në fjalë, e të cilat  aranzhime nuk janë realizuar, të paraqiten në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës në nivel të regjioneve përkatëse policore ku ata banojnë.

“Policia e Kosovës po ndërmerr dhe do të ndermarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe operacionale për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve të involvuar në raste të tilla të mashtrimeve, dhe njëkohësishtë kërkon nga të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm, të mos bien pre e mashtrimeve të tilla, të informojnë dhe bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës për parandalimin e këtyre rasteve”, thuhet në njoftim.

 

Asnjë koment

Comments are closed.