Automjeti i FSK-së rrotullohet në rrugën Xerxë – Prizren
Një automjet i Njësisë së Ndihmës së Parë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është përfshirë në një aksident trafiku, ku ka dalë nga rruga dhe është rrotulluar në segmentin rrugor Xerxë–Prizren.
Pamje nga vendi i ngjarjes janë dërguar nga lexues të Sinjalit, të cilët kanë raportuar për incidentin menjëherë pas ndodhjes së tij.

Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar apo sa është dëmi material i shkaktuar, ndërsa rrethanat e aksidentit mbeten të paqarta.
Autoritetet pritet të dalin me informacione shtesë pas hetimeve të para në vendin e ngjarjes.


