05-12-2020

Babë e bijë mbyten në det në Durrës

Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e sotme në Durrës, ku një 44-vjeçar, i cili ishte futur në det bashkë me vajzën 9-vjeçare për t’u larë është mbytur.

Ndërkohë, e mitura ka dalë e gjallë në breg të detit dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Durrësit, ku ka ndërruar edhe jetë, raporton oranews.

“Më datë 26.08.2020, rreth orës 18:00, në Rrushkull, Durrës, shtetasi Dh.B., 44 vjeç dhe shtetësja e mitur M.B., 9 vjeçe, (baba dhe vajzë), dyshohet se janë futur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Dh.B., ndërsa shtetësja M.B., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, ka bërë me dije policia në njoftimin paraprak, por pak minuta më vonë spitali ka njoftuar për vdekjen e vajzës.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë kanë qenë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, që mori jetën dy shtetasve shqipëtar.

Lexo edhe:

“Penallti” për opozitën në Prizren

Asnjë koment

Comments are closed.