16-05-2024

Baldedaj fajëson Nismën për rezultatet e dobëta të klubit Liria

Debakli që pësoi Liria sot në Prizren, kur humbi në stadiumin “Përparim Thaçi” nga Trepça 89 me rezultat 0:4,  pos adhuruesve të sportit nuk kaloi pa komente edhe të përfaqësuesve politik, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Pas ndeshjes, në një postim në profilin e facebook-ut, anëtari i Kuvendit Komunal të Prizrenit nga AAK, Ilir Baldedaj, ka bërë një reagim, në të cilin pos tjerash e kritikon subjektin Nisma Socialdemokrate, për rezultatet klubit prizrenas.

Postimi i tij i plotë:

“Nuk besoj që në Prizren kanë mbetur njerëz të cilët nuk e kanë kuptuar se Liria nën kthetrat politike të Nismës është duke rënë në ligën e dytë.

Tashmë është e qartë si loti se Lirinë e fundosi “parashutisti politikë” Gazim Hasi, i sjell në Liri nga drejtori politikë Ehat Oreshka.

Nuk e dimë edhe çka duhet të ndodh më shumë që këta njerëz të turpëruar të ikin nga Liria, dhe të ua kthejnë skuadrën sportistëve.

Është çasti i fundit…”

 

Asnjë koment

Comments are closed.