19-05-2024

Ndryshimet në projektligj lejojnë importimin e veturave deri në 15 vjet të vjetra

Tre deputetë të opozitës kanë lëshuar të martën mbledhjen e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, raporton KTV.

Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa, Dardan Sejdiu nga PSD-ja dhe Hykmete Bajrami nga LDK-ja e bojkotuan këtë mbledhje në shenjë kundërshtimi ndaj raportit me rekomandime për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete. Por, ky bojkot u cilësua si skenë teatrale nga deputetët e pozitës.

Ndërsa, kryetarja e këtij komisioni parlamentar tha se ikja e opozitës tregon se janë opozitë brenda partive të tyre.

Megjithatë, ky raport u miratua me 6 vota për asnjë kundër dhe pa praninë e deputetëve të opozitës.

Kjo pasi që kuorumi arriti të bëhet pas arritjes në komision të Adem Hoxhës nga Lista Serbe.

Me këto ndryshime do të lejohet importimi i veturave më të vjetra se 15 vjet, 5 vjet më shumë se sa që ishte deri tash. Në këtë mbledhje gjithashtu u miratua raporti për Projektligjin për efiçiencë të energjisë.

Me kërkesë të Muharrem Nitajt të AAK-së, u vendos që shqyrtimi i propozim- vendimit të Qeverisë për kandidatët për kryesues të Bordit të ZRRE-së të hiqet nga rendi i ditës dhe t’i kthehet prapa Qeverisë.

Asnjë koment

Comments are closed.