16-05-2024

Kryetari i “Lirisë”, Ilijazi i zhgënjyer nga ndeshja e sotme

Kryetari i klubit Liria të Prizrenit, Ilijaz Ilijazi është shprehur i zhgënjyer nga ndeshja që treguan sot lojtarët e Lirisë, ku pësuan humbje të thellë nga Trepça 89 me rezultat 0:4.

I pyetur nga portali “GazetaePrizrenit.net”, ai ka thënë se sporti e ka kështu, se i miri gjithmonë fiton. “Ne po luftojmë me të gjitha forcat që kemi dhe me një fond lojtarësh 90 % vendor, shpresojmë të këndellemi sa më shpejt që është e mundur edhe pse loja e sotshme ka qenë shumë zhgënjyese për mua”, ka thënë ai.

I pyetur nëse kjo ndeshje ka dhënë sinjal për ndërhyrje urgjente, për të ndërmarrë masa eventuale si preventive, Ilijazi tha se për momentin nuk ka mjete, por në vazhdim pret angazhim shtese të lojtarëve.

Liria ka mbetur me vetëm 9 pikë, ndërsa humbja e sotme e rangon edhe më poshtë në tabelën e klasifikimit./GazetaePrizrenit.net

 

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.