03-10-2024

Baldedaj: Shaqir Totaj “kryetar kukull, i kapur deri në fijen e fundit”

Ish-kuvendari Ilir Baldedaj, anëtar i LDK-së, ka kritikuar kryetarin e Komunës së Prizrenit, Shaqir Totajn, duke i thënë se “është veç një kryetar kukull, i kapur deri në fijen e fundit”.

Baldedaj i referohet kryetarit me “Talent”, sipas nofkës që Totaj e përdor shpesh,  ndërsa ia ka kujtuar atij, se njërin prej drejtorëve e “shan” fort, por e mban shumë afër vetes.

Postimi i plotë i Baldedajt në “facebook”:

Talent, në politikë 1+1 bëjnë 3

25 tetori ta ka treguar vendin e vërtetë. Aty e ke kuptuar se je veç një kryetar kukull, i kapur deri në fijen e fundit.

Edhe ai entuziazmi me fotografi të ka ra që nga kjo datë, sepse qekiqin për Prizrenin e rrahin të tjerët.

Por, nuk je i pari në këtë valle, edhe kryetarët tjerë para teje kanë qenë kukulla. Kanë vendosur për çështje minore, aq minore sa në politikë nuk bëhen hesap.

Në politikë Talent, 1+1 nuk bëjnë as dy e as katër, por veç tri. Dhe, këtë e ke kuptuar me 25 tetor, kur në tavolinën tënde politike është vendosur fillimisht vendimi për shkarkimin e një drejtori, e që për pasojë ka pasur kërkesën edhe për shkarkimin e dy të tjerëve. Njërin prej tyre ti e shan fort, por e mbanë shumë afër vetes. E din ti pse.

Talent, sigurt të kujtohen bisedat që i kemi bërë kohë më parë.

 

Asnjë koment

Comments are closed.