24-04-2024

Ballkani ndan rrugët me Sejdiun

Ballkani ka ndarë rrugët me trajnerin Gani Sejdiu.

Përmes një njoftimi në faqen e klubit në Facebook, Ballkani ka thënë se nuk ka arritur marrëveshje me Sejdiun për vazhdim të bashkëpunimit edhe për edicionin e ri.

Fotografia e FC Ballkani

Sejdiu ishte trajner i Ballkanit nga mesi i muajit prill. Edicionin e fundit, Ballkani e mbylli në pozitën e tetë me 43 pikë, vetëm një më shumë se pozita e nëntë që çonte në barazh.

Asnjë koment

Comments are closed.