05-05-2024

Basketbollisti i Bashkimit ra pa ndjenja gjatë ndeshjes

Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur sonte gjatë ndeshjes, Bashkimi – Golden Eagle Ylli, e vlefshme për Superligën e Kosovës në basketboll.

Basketbollisti i Bashkimit, Terrance Ferguson kishte probleme shëndetësore dhe ka rënë pa ndjenja në tokë.

Ekipet mjekësore kanë ndërhyrë, duke e larguar me barrelë nga palestra dhe janë duke i dhënë ndihmën e nevojshme mjekësore, kurse pritet të dërgohet në Spitalin e Prizrenit për ekzaminime shtesë./Indeksonline

Asnjë koment

Comments are closed.