05-05-2024

Lajm i mirë: Ferguson i rikthehet ndeshjes së Bashkimit ndaj Yllit

Terrance Ferguson duket se ka evituar më të keqën të mundshme.

Basketbollisti amerikan është rikthyer sërish në ndeshje dhe tashmë ndodhet në bankën rezervë të Bashkimit.

Tifozët e pranishëm gjithashtu i dhanë përkrahje atij duke brohoritur emrin e tij, pasi Ferguson u rikthye në palestër pak minuta pasi qëndroi jashtë saj.

25-vjeçari u detyrua të largohet në çerekun e tretë në sfidën ndaj Golden Eagle Yllit, që po zhvillohet sonte në “Sezai Surroi”, pasi iu shfaq një problem shëndetëor – që tani fatmirësisht duket se e ka kaluar.

 

Asnjë koment

Comments are closed.