12-10-2024

Benatia: Nuk ishte penallti

Mbrojtësi i Juventusit, Medhi Benatia, ka thënë se nuk është dashur të jepej penallti për Real Madridin, pasi sipas tij ai e preku topin, ndërsa Lucas Vazquez vetëm u rrëzua.

Bianconerët kishin humbur ndeshjen e parë me rezultat 3-0, ndërsa janë kthyer në ndeshjen e dytë duke shënuar tri herë në portën e Real Madridit.

Gjyqtari i ndeshjes Micheal Oliver akordoi penallti në sekondar e fundit.

“Jemi të dëshpëruar pasi ne luajtëm lojën që deshëm, por ndodhi e njëjta gjë si sezonin e shkuar me Bayern Munichun”.

“Real Madridi janë shumë të fortë, por sa herë që futesh në duel me ta marrin penallti dhe Cristiano Ronaldo shënon”.

“U silla anash Vazquezit dhe preka topin. Ai vetëm u rrëzua, pasi nuk kishte çfarë të bënte në ato momente. Mund ta shihni se si lëviz topi nga këmba ime dhe ndryshohet drejtimi”

“Të jepej një penallti e tillë ishte absurde. Jemi viktima të një situate të tillë, por jemi krenar me paraqitjen”, ka thënë Benatia.

Juventusi u eliminua me rezultat të përgjithshëm 4-3.

Komentet

Komento