Bora e parë e këtij dimri në Prizren

Mëngjesi i sotëm zbardhi me borë në rajonin e Prizrenit.

Në Prizren, kjo është bora e parë për këtë dimër,  shkruan portali “GazetaePrizrenit.net”.

Reshjet e borës janë paraparë edhe nga meteorogolët.

Pavarësisht reshjeve të borës, deri tash nuk raportohet për vështirësi në rrugë.

Sa i përket motit,sot në mëngjes dhe paradite priten reshje lokale bore. ndërsa pasdite intervale kohore me diell.

Në mbrëmje pritet acar. Temperaturat minimale pritet të ulen deri në -6 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimalja vështirë se mund ta kalojë 3 gradë Celsius. /GazetaePrizrenit.net