Pika e kalimit kufitar në Kullë që lidh Kosovën me Malin e Zi, është e mbyllur.

Bora e madhe që ka renë në këtë zonë ka bërë që përkohësisht të mbyllet
për qarkullim të automjeteve kjo pikë kufitare.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Në përditësimin e bërë rreth orës 10:00 thuhet se magjistralja Pejë-Kullë
është mbyllur dhe se në rrugë ka borë.

Nuk ka informacion se deri kur pritet të jetë i mbyllur kufiri i cili është mjaftë i frekuentuar
nga qytetarët e të dyja shteteve./IndeksOnline/

Lexo edhe:

Kosova së shpejti pritet ta ratifikojë marrëveshjen për lëvizje të lirë me Bosnjën