Breshëri dëmton rrushin në fshatrat e Rahovecit (foto)

Stuhia e breshrit, që përfshiu dje fshatrat e komunës së Rahovecit, la pas dëme të mëdha në kulturat bujqësore. Fermerët e kësaj ane vazhdojnë të publikojnë fotografi të shumta të dëmeve të pësuara në arat e tyre.

Në fotografitë e banorëve të fshatit Hoçë e Vogël, shihen dëmet që ka pësuar rrushi.