24-11-2024

Burdushi me zjarr në duar lutet për Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin

I ashtuquajturi mjek popullor, Hysri Peqani, i njohur si ‘Burdushi’, është deklaruar në mënyrën e tij, rreth arrestimeve të fundit të Gjykatës Speciale, njofton Insajderi.

Burdushi me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë të ditur përmes videove se po “lutet” që ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kthehen me drejtësi në vendlindje.

Ai madje ka shtuar edhe mbishkrimin ku i quan heronj, ish-presidentin Hashim Thaçi, liderin e deritanishëm të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-shefin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, dhe ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

“Lirim sa më të shpejtë luftëtarëve të lirisë, që të kthehen me drejtësi në vendlindjen tonë!

#HeronjTëLuftës”, ka shkruar ai, në postimin ku ka bashkëngjitur pamje të lutjes së tij, madje duke përdorur edhe zjarrin./Insajderi.com

 

Asnjë koment

Comments are closed.