23-11-2024

Prizren: Burri i tezes, asamblisti i LDK-së shfaq pakënaqësi pas Kuvendit të Degës

Driton Selmanaj është zgjedhur kryetar i degës së LDK-së në Prizren, pas mbajtjes së zgjedhjeve të brendshme të kësaj dege.

Zgjedhjen e tij si kryetar dege nuk e ka pritur mirë asamblisti i LDK-së në Prizren, Qemal Krasniqi.

Krasniqi përmes një reagimi në Facebook thotë se Selmanaj nga nesër do të përballet me themeluesit e LDK-së pasi që siç thotë ai, ka hyrë në rrugë që nuk e meriton.

Reagimi i plotë:

Driton Selmanaj ( burr i tezes , që t’i njoh mirë Temelet ) nga neser do të të përballesh me Themeluesit e LDK-së , nga neser do të kuptosh se ke hyrë në rrugë , që më së paku e meriton të jesh . Do të perballesh me njerez që themeluan dhe mbajten gjallë LDK -nëTi ke zgjedhur të punosh me disa servila (jo te gjithë ) që kanë mbetur si parazitë, pa Nëndegë , pa vota , dhe njerez që familjet e tyre nuk e votojnë LDK-në , disa nga Ata që janë humbes serik të zgjedhjeve , dhe nëndeget e tyre i kanë Bastardue dhe i kanë kthyer ne parti tjera.Ti sot , anashkalove ,dhe injorove veprimtar qê i duhen partis , por mos harro se je Ardhëcak në LDK. Ti , që mendon me ngrit LDK-në në Prizren me disa sahanlepirsa, servila e njerez që as per shtepi t’vete nuk vyejn , harroje ngritjen dhe forcimin e partis. Ti që e ke hallin si mu dukë i “fort” ne Parti në nivel Qendror , se bash iq ,nuk e ke hallin për forcimin dhe konsolidimin e deges në Prizren .Të “fala” nga unë;-Per kater mandate rresht i zgjedhur ne Kuvendin e Prizrenit-Njëra nga Nëndeget më të mira te LDK-së , jo vetem në Prizren , por më gjër , asnjehere i mposhtur ,gjithëmon fitimtar !Fitimtar do mbes , por pa Ty !

 

Asnjë koment

Comments are closed.