07-05-2024

Ekonomi

Sot në Prizren hapet Panairi i bizneseve të grave

Në Sheshin e Lidhjes Shqiptare në Prizren, sot bëhet hapja e Panairit të bizneseve të Grave. Hapja bëhet në orën 10:00.  Projekti realizohet nën patronatin e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. /GazetaePrizrenit.net/

Çmimi i rrymës në Kosovë pritet të rritet për 50%

Qytetarët pritet ta paguajnë për 50 për qind më shtrenjtë energjinë elektrike. Faturat e konsumatorëve të energjisë do të shtrenjtohen me nisjen e ndërtimit të Termocentralit “Kosova e Re”. Rritja e çmimit të energjisë u paralajmërua nga Ymer Fejzullahu, drejtor i Departamentit të Tarifave në ZRRE. Nga 60 euro sa është çmimi aktual për megavat, […]

E pazakontë, delja pjell 6 qengja

Veterineri Zeki Bulut tha se pjellja e gjashtë qengjave është rast shumë i rallë dhe shtoi se janë duke qëndruar në detyrë 24 orë për të kontrolluar gjendjen shëndetësore të kafshëve Në një fermë në provincën Amasya në veri të Turqisë është regjistruar një rast i rallë pasi një dele ka pjellur gjashte qengja Rasti […]

Çmimet e karburanteve ngritën edhe në Prizren

Çmimi i derivateve të naftës është ngritur së fundi edhe në Prizren,  madje deri në 5 centë, krahasuar me ditët e mëparshme. Nëpër pikat e furnizimit çmimet me pakicë janë: Diezell, 1.13 deri 1.15 € Benzina, 1.14 deri 1.16 € Çmimet e derivateve edhe ashtu janë vlerësuar si mjaft të larta për standardin qytetarë. /GazetaePrizrenit.net/

Fermerët prizrenas njoftohen për mundësinë e granteve

Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me Caritas-in zviceran, kanë organizuar të martënë takim informues për grantet që do të shpërndahen për fermerët në kuadër të projektit “Prosperiteti i prodhimtarisë agrare në Kosovë nga investimet e qëndrueshme rurale “. Pjesë e këti sesioni informues, ishin fermerë të ndryshëm, drejtues të shoqatave dhe përfaqësues të institucionëve të […]

Takim për informimin e fermerëve prizrenas rreth shpërndarjes së granteve

Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me “Caritasin zviceran”, sot organizon takim informues për grantet që do të shpërndahen për fermerët në kuadër të projektit “Prosperiteti i prodhimtarisë agrare në Kosovë nga investimet e qëndrueshme rurale – PASURI”. Ky takim do të mbahet në ora 11:00, në sallën e kuqe të Komunës së Prizrenit./GazetaePrizrenit.net/

Nga maji Kosova dhe Shqipëria nuk do të kenë më roaming

.8Tarifat e roamingut në telekomunikim ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, do të largohen në muajin maj të këtij viti, thotë koordinatori kombëtar i të dy qeverive, Fatmir Limaj. Limaj thotë se heqja e tarifave dhe shumë marrëveshje tjera të arritura më parë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, janë në rrugë të mirë të zbatimit. “Ne, si Kosovë, […]

10 profesionet më të paguara në botë

Mjekët, kirurgët, Dentistët   Mjekët janë më të paguarit në këtë listë. Mjekët anestezist kanë një pagë mesatare vjetore prej 235,070 dollaësh, të ndjekur nga kirurgët, të cilët fitojnë 233.150 dollarë. Obstetërit dhe gjinekologët janë mjekët e tretë me pagat më të lartë me një mesatare vjetore rreth 212,570 dollarë dhe ortodontët fitojnë 196,270 dollarë […]

Ja vlera e saktë e pensioneve me rritje në Kosovë

Të gjithë pensionistët në Kosovë nga sot kanë marrë pensionet me rritje. Kjo, pas miratimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritjen e tyre prej 15 deri në 20%. Vendimi për rritjen e pensioneve është marrë për pesë kategoritë pensionale, ato bazike, kontributdhënëse, pensionet familjare, të invalidëve në punë dhe të pensionistëve të Trepçës. […]

Pensionet dalin me rritje

Pagesat për pensionistët sot kanë dalë me rritje, ka njoftuar ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica. “Sot i procesuam për pagesë pensionet me rritje prej 20%, për kategoritë e pensionit bazë, pensionit familjar, pensionit invalidor të punës dhe pensionet e parakohshme të Trepçës, si dhe pensionet kontributive me rritje prej 15%, duke përfshirë […]