04-05-2024

Ekonomi

Paralajmërohen investime milionëshe në ish-kampin e KFOR-it në Prizren

Në Prishtinë është mbajtur prezantimi i kompanisë vendore “CM Production”, me pronar Ardian Gashin nga Lipjani, me vendbanim në Gjermani. Prezantimi u mbajt në prezencë të përfaqësuesve të Doganave të Kosovës, Bajram Rexha, drejtor i Drejtorisë së Akcizës dhe Procedurave dhe Agron Sadiku, Drejtor i Shërbimeve të Përbashkëta, Zëvendës Ambasadorit gjerman pranë Ambasadës së Gjermanisë […]

Komuna e Malishevës përkrahë 350 bujq me makina për spërkatje

Sot ka filluar shpërndarja e 350 makinave spërkatëse, për bujqit e Komunës së Malishevës. Ky është projekti i dytë që ka filluar të realizohet në këtë vit, në fushën e bujqësisë. Shpërndarjen e këtyre makinave për bujq, e ka parë nga afër edhe kryetari i Komunës, Ragip Begaj me bashkëpunëtorë. “Qëllim i ynë është rritja […]

Presidenti Thaçi pritet ta kthej Ligjin për Pagat sërish në Kuvend

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pritet t’ia kthej Ligjin për Pagat sërish Kuvendit të Kosovës për rishqyrtim. Këtë vendim, presidenti Thaçi pritet ta marrë së shpejti, pas pranimit zyrtarisht të këtij ligji nga ana e Kuvendit të Kosovës. Zyra e Presidentit ka pranuar shumë ankesa dhe shqetësime nga sindikata e shoqata të ndryshme, të cilat […]

Në Prizren së shpejti hapet “Altera” – njëra ndër libraritë më të mëdha në Kosovë

Në Prizren më 10 shkurt hapet libraria “Altera”, që vjen me alternativa të shumta për kënaqësinë e adhuruesve të fjalës së shkruar si dhe pajisjeve cilësore. Lokali gjendet në rrugën Tirana pranë Abi Çarshisë. Me koncept atraktiv dhe tejet inspriues, Altera vjen me mbi 10 mijë tituj të librave të të gjitha zhanreve. Po ashtu […]

Afro 40 biznese të Prizrenit mund të përfitojnë nga një projekt i “Help-it”gjerman dhe Komunës

Rreth 40 biznese të komunës së Prizrenit, me prioritet personat të cilët kanë ide, mund të përfitojnë grante nga një projekt në vlerë mbi 100 mijë euro, që ka për qëllim mbështetjen e bizneseve të reja dhe ndërmarrjeve mikro, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Marrëveshja e bashkëpunimit për këtë është nënshkruar sot nga kryetari i Komunës, Mytaher haskuka […]

Shërbyesit civilë thonë se në Kuvend u bë kontrabandim me koeficientë

Shërbyesit civilë kanë thënë se janë të brengosur dhe shqetësuar për trajtimin e tyre në Ligjin për Paga. Përmes një reagimi për media, dy sindikatat e shërbyesve civilë kanë thënë se do të kërkojnë nga presidenti që të mos e dekretojë ligjin. “Dy Kryesitë e Sindikatave të Shërbimit Civil të Kosovës, janë tejet të brengosura dhe shqetësuara […]

Sa para dërguan diaspora në Kosovë?

Vendet nga të cilat më së shumti mërgimtarët i kanë dërguar paratë në Kosovë prinë Gjermania, e përcjellë nga Zvicra, SHBA dhe vendet tjera Edhe pse kanë kaluar 20 vjet nga lufta në Kosovë, ekonomia e Kosovës, po varet nga remitencat. Zëdhënësi në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK) Kushtrim Ahmeti, bëri të ditur […]

Ja kur do t’i merrni pagat me rritje

Të shtunën, Kuvendi i Kosovës miratoi amandamentet për Ligjin e Pagës që nënkuptonin ngritje për shumë shërbyes që paguhen nga buxheti i Republikës së Kosovës. Një nga kategoritë që përfitoi më së shumti është ajo e mjekëve specialistë, shkruan Gazeta Shneta. Në bazë të koeficientit të ri, mjekët specialistë tani do të paguhen nga 1,200 […]

Kuvendi miraton Buxhetin për vitin 2019

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, pas votimeve për amendamentet e propozuara nga komisionet përkatëse, por edhe nga deputetët pa përkrahjen e komisioneve funksionale, me 65 vota pro, kanë miratuar shqyrtimin e dytë të Projektligjit mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019. 65 deputetë votuan pro, nga 65 sa votuan. Asnjë […]

Veseli: Shërbyesit civilë mund të krahasohen me paga edhe me shtetet e BE-së

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas miratimit të Ligjit për paga për shërbyesit civilë, ka thënë se tani punonjësit publikë në Kosovë “mund të themi se krahasohen edhe me vendet e BE-së për pagesat e tyre që do t’i kenë që nga nata e sotme”. “Jemi krenarë për këtë sepse ekonomia jonë është […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.