25-04-2024

Mamushë: 1.5 milionë euro dëme në bujqësi nga shiu dhe erërat e forta

Drejtuesit e Komunës së vetme me shumicë turke në Kosovë kanë theksuar se nuk kanë mjete buxhetore për kompensimin e bujqve dhe se për këtë arsye nevojitet mbështetja financiare nga niveli qendror, shkruan sot Koha Ditore.

Kryetari i i Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniq, të hënën ka theksuar se Komisioni komunal për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga stuhia e datës 6 shtator 2019 ka dalë në terren për evidentimin e dëmeve në bujqësi.

“Vlerësimi fillestar është se dëmet në bujqësi pas shiut dhe erërave të forta është rreth 1.5 milionë euro. Si pasojë e stuhisë janë dëmtuar një numër i madh serash, si në mbulesa ashtu edhe në konstruksione”, ka thënë Krasniq.

Asnjë koment

Comments are closed.