18-04-2024

Kronika e zezë

Paraburgim për nxitje të vrasjes për hakmarrje borxhi

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale A.D.i njohur edhe si I.B. nga fshati Tërnje, Komuna e Suharekës. Kjo për shkak të dyshimit të bazuar se ka […]

Kapen 5 kilogramë drogë në Vërmicë, tre të arrestuar

Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar 5.3 kilogramë drogë të llojit marihuanë në Vërmicë, pikëkalimi kufitar me Shqipërinë. Në raportin 24 orësh të PK-së thuhet se tre persona janë arrestuar pasi kanë tentuar të fusin drogën nga Shqipëria me veturën Golf. Të dyshuarit i janë dorëzuar njësitit të DHTN-Prizren, për hetim të rastit.

Prizren: Dy të arrestuar për vjedhje në një ëmbëltore

Dy persona janë arrestuar në Prizren, për një vjedhje të rëndë që ka ndodhur në ëmbëltoren “Daja” në rrugën “Ismet Jashari”. Në njoftimin e policisë në Prizren, thuhet se rasti kishte ndodhur në orët e para të së hënës, ku një nga të dyshuarit kishte depërtuar me forcë dhe kishte përvetësuar një portofol me një […]

Çka deklaroi para gjykatës serbi i akuzuar për krime në Krushë të Vogël?

Darko Tasiq, i cili akuzohet se gjatë kohës së luftës në Kosovë, ka kryer krime lufte kundër popullatës civile të fshatit Krushë e Vogël, të hënën, gjatë shqyrtimit fillestar të mbajtur në Gjykatën Themelore në Prizren, nuk e ka pranuar fajësinë. Prokurori ndërkombëtar, Drew Engel, ka lexuar aktakuzën me të cilën i akuzuari Tasiq akuzohet […]

Prizren: Arrest shtëpiak prej 1 muajsh nënës për braktisjen e fëmijës

Departamenti i Përgjithshëm Penal, pranë Gjykatës Themelore të Prizrenit, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji të pandehurës me iniciale V.Z. nga fshati Brekoc, Komuna e Gjakovës. Kjo për shkak të dyshimit të bazuar se ka  kryer veprën penale keqtrajtimi apo […]

Arrestohet një nënë në Prizren, refuzonte kujdesin për fëmijët e saj

Një grua nga Prizreni, që policia njofton se është e komunitetit ashkali, është arrestuar dje pasi ka refuzuar të kujdeset për fëmijët e saj. “Është arrestuar e dyshuara femër e komunitetit ashkali, e cila ka refuzuar përkujdesjen ndaj dy fëmijëve të saj të mitur meshkuj K/Ashkali. Fëmijët e mitur janë dërguar dhe vendosur në strehimoren […]

Prizren: Tentoi t’i shkelë me veturë, merr 4 vjet burgim

Departamenti për Krime të Rënda, që vepron në kuadër të Gjykatës Themelore të Prizrenit, ka shpallur aktgjykimin dënues ndaj të akuzuarit me iniciale I. K. nga Prizreni, për shkak të veprës penale vrasje e rëndë në tentativë, duke i shqiptuar dënimin  me burgim prej  4 vitesh.   Në përshkrimin e lëndës ndaj të akuzuarit, thuhet […]

Kërkohej nga Gjermania, arresohet në Morin, 28-vjeçari nga Kosova

Një 28-vjeçar kosovar është arrestuar në Morinë, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar nga shteti gjerman. Informacioni zyrtar i policisë bëjnë të ditur se është bërë arrestimi provizor me qëllim ekstradimin në Gjermani të Kastriot Rashanit, 28 vjeç, nga Vushtria e Kosovës, transmeton tch. “Ky shtetas u kap në hyrje të P.K.K Morinë, ku gjatë përpunimit […]

Prizren: Paraburgim hajdutit serik

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, me kërkesë të Prokurorisë Themelore të Prizrenit,  ia caktoi masën e paraburgimit, në kohë zgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit me iniciale SH.Q. nga Prizreni për shkak të dyshimit se ka  kryer veprën penale vjedhje e rëndë.   Në përshkrimin e lëndës, thuhet se me datën […]

Burri që vari veten në Gjakovë, i zhytur në borxhe, kërkoi që të mos i hapet e pamja

59-vjeçari, Ilir Rizvanolli, është gjetur i varur të mërkurën mbrëma brenda një lokali të braktisur në Çarshinë e Vjetër të Gjakovës. Trupi i pajetë i viktimës ishte dekompozuar, pasi dyshohet se ka qëndruar aty për rreth 2 muaj. Rizvanolli, edhe pse qysh në mars nuk ishte paraqitur në shtëpi, asnjëherë nuk u lajmëruar si i […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.