25-04-2024

Kronika e zezë

Suharekë: Dy të arrestuar për shantazh në “Facebook”, kërkonin qindra euro

Dy persona nga rrethina e Suharekës janë arrestuar, për shkak të shantazhit përmes “Facebook” të një femreje, prej të cilës kishin kërkuar qindra euro.   Dy ditë më parë në Policinë e Suharekës, një qytetar ka kërkuar ndihmë pasi po i bëhej shantazh nga dy të dyshuar nga një fshat i Suharekës.   Zëdhënësi rajonal […]

Prizren: Kapet hajduti me plaçkën e tij

Një hajdut, për të cilin policia deklaron së është përsëritës i rasteve është arrestuar nga policia në Prizren, pasi ishte kapur nga hetuesit me gjësende të vjedhura.   Në fund të prillit, një qytetar kishte bërë një kallëzim në polici për vjedhje të gjësendeve nga automjeti i tij. Vjedhja kishte ndodhur ditën për diell, ndërsa […]

Prizren: Theret me thikë një person në bastore

Një person është plagosur rëndë nga goditjet me thikë, ndërsa i dyshuari i njohur për policinë, ka ikur nga vendi i ngjarjes.   Rasti ka ndodhur rreth orës 22:30 minuta. Policia e Prizrenit e ka pranuar një informacion se në spital ndodhet një person i plagosur rëndë.   Pas hetimeve fillestare kuptohet se një qytetar […]

Arrestohet vjedhësi i një Ipad-i dhe valixheje

Policia ka arrestuar një të dyshuar në Malishevë, për shkak të vjedhjes së një një Ipad dhe një valixheje të dorës, në një veturë e cila gjendej në parkingun e një dyqani Policia, njoftoi se pas intervistimit i dyshuari me vendimin e Prokurorit dërgohet në qendrën e mbajtjes.

Prizren: Arrestohet për publikimin e fotove të një femre

Një person është arrestuar pasi ka publikuar foto të një femre në Prizren. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje./koha.net/

Një i lënduar dhe një i arrestuar nga konflikti me armë në Studençan të Suharekës

Një person është arrestuar, pas një konflikti në të cilin janë përdorur edhe armë zjarri, mbrëmë në fshatin Studençan, që ka përfunduar me lëndimin e një personi. Sipas raporteve hetimore të policisë, dyshohet se dy vëllezër janë konfrontuar fizikisht me një qytetar, viktimë në këtë rast, duke i shkaktuar lëndime trupore. Gjatë përleshjes është përdor […]

Tre të arrestuar për vjedhje nga veturat nëpër qendra tregtare

Tre persona me inicialet E. K, A. E dhe A. K. janë arrestuar nga policia, si të dyshuar për vjedhje, kryesisht thyerje të automjeteve, veçanërisht në parkingjet e objekteve tregtare. Ata dyshohet se pasi thyenin xhamat e automjeteve nga aty merreshin çanta e gjësende të ndryshme me vlerë. Operacioni policor në të cilin janë bastisur […]

Aksident trafiku në Dobërdol të Podujevës, përplasen vetura me çiklisten

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Dobërdol të Podujevës në mes të një automjeti dhe çiklistes. Aksidenti ka ndodhur të martën në ora 19:50. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim në QKUK, ku sipas mjekut kujdestar e ka gjendjen e rëndë shëndetësore. Me vendimin e Prokurorit i dyshuari dërgohet në […]

Malishevë, pas një mosmarrëveshje e bën vëllanë për spital

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se pas një person pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht vëllanë e tij, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Rasti ka ndodhur në Malishevë të martën në ora 11:05. Viktima është dërguar  për tretman mjekësor në QKUK, në gjendje të rëndë shëndetësore. I  dyshuari është arrestuar […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.