02-07-2025

Kryesore

Dy vjedhje të rënda brenda pak minutash në komunën e Rahovecit

Në fshatin Xërxë të Rahovecit kanë ndodhur dy vjedhje të rënda brenda pak minutash në dy shtëpi të ndryshme. Sipas Policisë ankuesit kanë bëre të ditur se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tyre dhe kanë vjedhur stoli ari. Një rast raportohet të këtë ndodhur në orën 21:00, ndërsa rasti i […]

​24 vjet nga eksodi i shqiptarëve nga Kosova

Sot shënohet 24-vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës në 1998-1999, rreth një milion shqiptarë u detyruan nga forcat paramilitare serbe të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut. Përveç të shpërngulurve në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut, mijëra shqiptarë kaluan kufirin edhe me Malin e Zi, ndërsa qindra mijëra ishin zhvendosur […]

Rruga Tetovë-Prizren, temë e vizitës së Kurtit në Maqedoni të Veriut

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dje në Maqedoninë e Veriut u mirëprit nga Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, njëherësh Kryetari i Lëvizjes BESA. Në këtë takim në të cilin kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga këshilltari i tij për marrëdhënie me Maqedoninë e Veriut, Bekim Qoku dhe ambasadori i Republikës së […]

Zhuri përgjysmohet për nga numri i banorëve

Ndodhet vetëm 12 kilometra larg qytetit të Prizrenit dhe gëzon një pamje të mrekullueshme e pozitë të veçantë gjeografike. Vite më parë fshati Zhur, sipas banorëve rezidentë aty, kishte mbi 10 mijë banorë, porse sot kjo shifër është përgjysmuar. Shumë të rinj e shumë familje kanë marrë rrugën drejt Evropës, duke e lënë thuajse në […]

Në Malishevë nusja e bën֝ë burrin për spital, ky i fundit ankohet në polici!

Një grua ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj në Malishevë. Rasti ka ndodhur ditën e premte, rreth orës 07:00. “Është arrestuar e dyshuara femër kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar-bashkëshortin e saj. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, […]

Prizren: Aksident i rëndë trafiku, lëndohet një shofer

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak orë më parë në Prizren. Aksidenti mes një veture Golf dhe një “pikapi” Volkswagen ndodhi saktësisht në dalje të autostradës në veri të Prizrenit. Indeksonline raporton se aksidenti është shoqëruar me dëme të mëdha materiale, ku vetura golf është shtypur pothuajse e gjitha, teksa “pikapi” ka përfunduar […]

Prizren: Arrestohet një person i kërkuar nga gjykata, dërgohet në burg

Një person nga Prizreni, por që kërkohej nga organet e drejtësisë është arrestuar nga Policia, raporton Gazeta e Prizrenit. Sipas raportit të Policisë arrestimi është bërë në rrugën e “Jonit”, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata. Nuk jepen detaje se për çfarë vepre ishte dënuar, por njoftohet se ai është dërguar në vuajtje të […]

Prizren: Tenton ta vras vajzën e tij, arrestohet 59-vjeçari

Mëngjesin e sotëm, në fshatin Randobravë të Prizrenit, një person i dyshuar (N.H. 59-vjeç), pas një konflikti verbal me familjarët e tij, ka nxjerr armën e zjarrit- pistoletën dhe ka shtënë tri here në drejtim të vajzës së tij (A.H. 31-vjeçe). Djali i të dyshuarit ka arrit që me forcë të ia merr armën nga […]

Arrestohen dy të dyshuar, transportonin para 2 € të falsifikuara nga MV në Kosovë

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, respektivisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore disa mujore, ka arritur të siguroj prova materiale se të dyshuarit me iniciale (A.L. dhe V.F.) janë duke sjell para të malit të falsifikuara nga Republika e […]

Aeroplanët pritët të arrijnë 20 minuta më herët në Kosovë, pritet ulja e çmimit të biletave të fluturimeve

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nesër pritet të  nënshkruajnë një marrëveshje bilaterale për korridorin e qiellit të hapur, me të cilin parashihet lejimi i shfrytëzimit të hapësirës ajrore të Malit të Zi, nga aeroplanët që fluturojnë nga Aeroporti i Prishtinës. Samir Bllacaku, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë […]