19-04-2024

Kryesore

Gjendet i vdekur një person në Rahovec

Një person është gjetur i vdekur në arën e tij, ku ishte duke punuar në Rahovec, transmeton Gazeta e Prizrenit. Me vendim të prokurorit, trupi u është liruar familjarëve për ceremoni mortore. “Rahovec 13.05.2020 – 13:30. Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, i cili ishte duke punuar në arën e tij. Me vendim […]

Koronavirusi:  Sot asnjë rast nga Prizeni, katër nga Rahoveci

Sot janë konfirmuar edhe 8 raste të reja me koronavirus në vend. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 927. IKSHPK sot ka testuar 255 mostra, prej të cilave 8 kanë rezultuar positive, ndërsa pos Rahovecit, nga rajoni i Prizrenit nuk ka asnjë të infektuar, […]

Kryeparlamentarja Osmani vizitoi Prizrenin

Kryetarja e Parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka vizituar disa institucione në Prizren, me ç’rast është pritur nga kryetari i komunës Mytaher Haskuka. Njoftohet se ndër temat e bisedimeve kanë qenë sfidat gjatë pademisë dhe në veçanti mënyra e organizimit të mësimit në distancë. Në një paraqitje para mediave lokale, kryetari Haskuka ka falendëruar […]

12 persona nga Prizreni e Dragashi shoqërohen në polici

12 persona janë ndaluar gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Prizrenit. Kjo pasi ata nuk kanë respektuar masat e Qeverisë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Shumica e të ndaluarve, 11 janë nga komuna e  Prizrenit, transmeton  Gazeta e Prizrenit. Komunikata nga policia me rastet: MOSVEPRIM SIPAS DISPOZITAVE SHËNDETËSORE GJATË EPIDEMISË  Rr. Adem Jashari, Prizren […]

21 vite nga barbaria serbe ndaj shqiptarëve në Korishë

Sot mbushen 21 vite nga “Dita e Martirëve” në Korishë, e njohur ndryshe si masakra e tmerrshme nga ushtria dhe policia serbe mbi popullsinë e pafajshme shqiptare të kësaj ane. Më 13 maj 1999 ranë 77 qytetarë të moshave të ndryshme gra, burra, pleq e plaka dhe 14 fëmijë që ishin nxënës të shhkollës fillore […]

Koronavirusi: 24 të infektuarit janë nga këto komuna

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 24 raste të reja me koronavirus në vend, ndërkohë që 12 persona janë shëruar. Numri total i të prekurve ka shkuar në 919 ndërsa 671 janë shëruar. Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Gjilanit 14 raste (sipas vendbanimit: 6 […]

Paraburgim tre të dyshuarve për dhunë në familje në Malishevë

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, të hënën, ka aprovuar dy kërkesa të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve D.G, I.G, dhe M.H, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “dhuna në familje”. Gjyqtari mbikëqyrës i Gjykatës Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, […]

Sekuestrohen dru dhe arrestohen 4 persona në Vraniq të Suharekës

Me datë 11 maj 2020, stacioni policor në Suharekë, pas pranimit të informacioneve për dëmtimet në pyjet e mbrojtura të Parkut Nacional “Sharri”, dhe në zonat malore që mbulon Drejtoria e Pylltarisë në Suharekë sidomos në fshatin Vraniq, është realizuar një plan operativ së bashku me Inspektorët e Pylltarisë dhe janë kryer kontrolle në katër […]

Arrestime në Prizren, Suharekë e Dragash

Edhe gjatë 24 orëve të fundit,  Policia ka ndaluar personat për shkak se nuk kanë respektuar dispozitat shëndetësore gjatë pandemisë së COVID-19, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Nga 20 raste në tërë vendin, Policia ka njoftuar se më së shumti ka në rajonin e Prizrenit, gjithsej 11 persona. Nga data 4 maj, kur kanë hyrë në fuqi masat […]

Koronavirusi: Sot edhe tri raste të reja në Prizren

IKSHPK ka bërë të ditur se sot janë konfirmuar edhe 11 raste të reja me Covid-19 në Kosovë. Po ashtu, dy persona janë shëruar. Në Prizren prej dy ditësh janë rikthyer rastet me të infektuar,  pasi edhe sot janë paraqitur tri raste, shkruan Gazeta e Prizrenit. Rastet pozitive me koronavirus janë raste kontakti, dhe sipas […]