29-04-2024

Mbi 270 foshnje të porsalindura gjatë shtatorit në Prizren

Gjatë muajit shtator në qendrën spitalore “Prim.Dr.Daut Mustafa” në Prizren kanë ardhur në jetë 277 foshnje, raporton “GazetaePrizrenit.net”.

Sa i përket gjinisë ka dominuar gjinia femërore, pasi 144 të të porsalindur janë vajza, ndërsa 133 djem.

Krahasuar me numrin e të lindurve në gusht kur janë regjistruar 256 foshnje, në shtator numri i tyre është shtuar për 21.

Gjatë shtatorit janë regjistruar dy rasteve të lindjeve gemelli (binjak), derisa në gusht tri sosh.

Numri i lindjeve “cezariane”  (me operim), në shtator ishte 91 apo më shumë se një e treta nga numri i përgjithshëm. /GazetaePrizrenit.net/

Mund të jetë një imazh i Islam Ukimeri dhe teksti

 

Asnjë koment

Comments are closed.