01-11-2025

Kryesore

Arrestohet një person që pengoi policët në Suharekë

Në Suharekë është arrestuar një person pasi ka tentuar t’i pengojë zyrtarët policorë teksa ishin duke kryer detyrën e tyre. Sipas policisë gjatë arrestimit të të dyshuarit, një polic ka pësuar lëndime, transmeton Gazeta e Prizrenit. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka penguar zyrtarët policor në detyrë zyrtare. Gjatë arrestimit, […]

Prizren: Vdekje e dyshimtë e një shtetasi të huaj

Një vdekje e dyshimtë është raportuar në Prizren. Policia ka raportuar se viktima mashkull është shtetas i huaj është gjetur pa shenja jete, transmeton Gazeta e Prizrenit. “Prizren 22.05.2020 – 00:16. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull shtetas i huaj. Ne vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka […]

Dita më e keqe me Covid-19, shumë raste në Prizren, preket edhe Hasi

Sot më 22 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK, janë testuar gjithsej 267 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, ku me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 21 raste. Prej të infektuarve, numrin më të madh, apo 19 sosh e përbëjnë rastet nga Prizreni, shkruan Gazeta e […]

Prizren: 40 të porsalindur gjatë katër ditëve të fundit

Gjatë katër ditëve të fundit në Prizren janë regjistruar 40 foshnje. Në maternitetin e spitalit të përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa”, u lindën 24 djem dhe 16 vajza, shkruan “GazetaePrizrenit.net ”.

Prizren: Aktakuzë për mashtrim përmes postës private

Zyra për informim e Prokurorisë Themelore në Prizren, njofton se Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet A.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Mashtrimi” . Sipas aktakuzës, i pandehuri A.K., me datë 03.02.2020 rreth orës 12:00, përmes postës private, me anë të paraqitjes së rreme […]

Bastisje në Qendrën e Paraburgimit në Prizren

Mbrëmë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren është bërë një bastisje pas një informacioni konfidencial nga Njësiti i Inteligjencës së SHKK-së. Me të pranuar informacionin oficeret korrektues, në vazhdimësi të Planit Operativ për bastisje të qëllimta, bazuar në informatën konfidenciale të pranuar, prej orës 21:50 – 22:20 është bërë një bastisje e dhomës B1, në […]

Lajm i mirë: Asnjë rast me koronavirus në Prizren

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sapo ka publikuar rezultatet e fundit rreth koronavirusit në Kosovë, ku janë testuar gjithsej 145 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Për dallim nga një ditë më parë, kur janë shfaqur 8 raste me të infektuar,  sot në Prizren nuk […]

Prizren: Arrestohen dy persona të kërkuar nga gjykata

Një femër dhe një burrë, të cilët kërkoheshin nga organet e drejtësisë  janë arrestuar në raste të ndara në Prizren, shkruan Gazeta e Prizrenit. Sipas policisë, arrestimi është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, derisa femra kosovare dhe është dërguar në Qendrën Korrektuese në vuajtje të dënimit Për të njëjta arsye është […]

Prizrenasit si “tremben” rishfaqjes së koronavirusit, 24 të arrestuar për mosrespektim të masave

Një ditë më parë janë paraqitur tetë raste të reja me koronavirus në Komunën e Prizrenit. Megjithatë, si duket ky nuk është ndonjë tregues për qytetarët, të cilët nuk po shmangin  lëvizjet e panevojshme dhe daljet në qytet. Edhe nëpër qendra tregtare, sidomos në sektorin ushqimor,  vërehen shumë qytetarë, pa përfillu kriteret e ruajtjes së […]

Arrestohen shtatë persona në Korishë të Prizrenit

Në fshatin Korishë të Prizrenit janë arrestuar shtatë persona. Ata janë zënë duke konsumuar pije në një lokal, jashtë orarit të tyre të lëvizjes. “Është raportuar se shtatë të dyshuar meshkuj kosovar janë takuar në një lokal duke konsumuar pije të cilët nuk e kanë respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria”, njofton Policia Të dyshuarit janë […]