20-04-2024

Këtë javë mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Prizrenit për gjendjen në arsim

Kuvendi i Prizrenit pritet që këtë javë të mbajë seancë të jashtëzakonshme lidhur me gjendjen në arsim.

Kuvendarët e Nismës Socialdemokrate në Prizren janë duke mbledhur nënshkrime për këtë, raporton “Gazeta e Prizrenit”.

Kjo vjen pas vendimit të kryetarit të  Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka për të larguar disa nga drejtorët e zëvendës drejtorët e shkollave në mënyrë selektive, pa konkurs, duke tentuar t’i zëvendësojë ata pa kriter me mësimdhënës “të dëgjueshëm”.

Opozita ka numrin e mjaftueshëm të votave, apo 2/3 e tyre, që është më tepër se duhet për të kërkuar seancë të jashtëzakonshme.

Tre nga shtatë të emëruarit nga Haskuka për drejtorë shkollash nuk e pranuan detyrën

Burimet të portalit “Gazeta e Prizrenit” konfirmuan se ka pasur konsultime të përfaqësuesve të grupeve opozitare për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme, dhe se ata janë pajtuar ta përkrahin iniciativën e Nismës.

“Duke parë gjendjen e rëndë në arsimin e Prizrenit që vjen si rezultat i paaftësisë,  por edhe ndërhyrjes politike nga z.Haskuka në prag të fillimit të vitit shkollor” , do të kërkojmë një seancë të jashtëzakonshme!”, thuhet në njoftimin e grupit të Nismës në Prizren. / GazetaePrizrenit.net /

“Penallti” për opozitën në Prizren

 

Asnjë koment

Comments are closed.