08-05-2024

Arrestohen tre persona për lëndim trupor dhe armëmbajtje

Tre persona janë arrestuar në Prizren, lidhur me një rast të sulmit, që ka ndodhur 10 ditë më parë, raporton Gazeta e Prizrenit.

Ata janë arrestuar për një rast të lëndimit trupor dhe armëmbajtjes pa leje, që ka ndodhur me pasdite me 12.08.2020.

“Në lidhje me rastin është raportuar se me 23.08.2020 janë arrestuar tre të dyshuarit meshkuj kosovarë nën dyshimin  se të njëjtit kanë kryer veprën penale të lartcekur”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Tre nga shtatë të emëruarit nga Haskuka për drejtorë shkollash nuk e pranuan detyrën

Nga njëri prej të dyshuarve është konfiskuar një pistoletë, ndërsa policia nuk ka dhënë hollësi të tjera.

Me vendim të prokurorit të njëjtit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.