05-07-2025

Kryesore

Paraburgim prizrenasit pasi ushtroi dhunë fizike e psikike ndaj gruas e djalit në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji, ndaj të pandehurit me iniciale S.S. nga Prizreni, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale sulm dhe dhunë në familje, e gjithashtu, edhe kanosje. Masa e […]

Drejtoria e Arsimit pezullon konkursin për mësimdhënës në Prizren

Pezullohet konkursi për mësimdhënës në Prizren i shpallur  më 04 nëntor 2019. Kështu ka njoftuar Drejtoria e Arsimit në Prizren, përmes ueb faqes së Komunës, raporton “Gazeta e Prizrenit”. Në njoftimin e nënshkruar nga drejtoresha e DKA, Xhemile Thaçi-Vezgishi thuhet se një vendim i tillë merret pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prizren. Konkursi thuhet […]

Prizren: Zyrtarja ligjore në MMPH mohon fajësinë se e dëmtoi për 70 mijë euro buxhetin komunal

Zyrtarja ligjore në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Hadije Kasumi, është deklaruar e pafajshme për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. Në seancën fillestare të mbajtur të hënën në Gjykatën Themelore në Prizren, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Metush Biraj, e akuzuara Kasumi, ka thënë se nuk e ndien veten fajtor për […]

Një femër sulmon një mashkull në një lokal nate në Prizren, arrestohet

Një femër është arrestuar në Prizren, pasi në një lokal nate ka sulmuar në mashkull, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Sipas policisë rasti ka ndodhur në rrugën “Ismail Kryeziu” në Prizren. “Është arrestuar e dyshuara femër K-Shqiptare, pasi që e njëjta në një lokal nate së bashku me një të dyshuar tjetër mashkull K-Shqiptar kanë sulmuar fizikisht dy […]

Bie nga kati i dytë i ndërtesës, lëndohet një punëtor në Suharekë

Një punëtor është lënduar duke punuar në ndërtimtari, pasi ka rënë nga një ndërtesë ku punonte, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Sipas policisë rasti ka ndodhur dje në Suharekë. “Viktima mashkull K-Shqiptar punëtor i një firme ndërtimore, derisa ishte duke punuar në një ndërtese, aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë i ndërtesës”, njoftoi PK. Si pasojë, viktima […]

14 të porsalindur tri ditët e fundit në Prizren

Në maternitetin e spitalit  “Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren, gjatë tri ditëve të shkuara janë regjistruar 14 raste të lindjeve. Sa i përket gjinisë, kësaj radhe dominojnë meshkujt, pasi janë 9 djem e 5 vajza, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Numri i lindjeve “cezariane” me operim, gjatë kësaj kohe ka qenë tri. Por, derisa mund të sigurojmë shënime […]

Niveli qendror konteston Rregulloren për transparencë në Prizren

Rregullorja për transparencë e Komunës së Prizrenit sërish është kthyer prapa nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal. Niveli qendror ka vlerësuar se përmbajtja e kësaj rregulloreje është në kundërshtim me legjislacionin në fuqi. Sipas Ministrisë, Rregullorja komunale për transparencë bie ndesh me dispozitat e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike dhe të Udhëzimit Administrativ […]

Kapet hajduti, derisa tentoi ta vjedhë një automjet në Prizren

Ka dashur të vjedh një automjet, por është kapur me presh për dore dhe është arrestuar, raporton Gazeta e Prizrenit. Rasti ka ndodhur gjatë mbrëmjes së kaluar në rr. “Ulqinit” Prizren. Policia në në raportin 24 orësh bën të ditur se Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti është kapur në flagrancë […]

Opozita e Prizrenit do seancë të jashtëzakonshme për drejtorët me aktakuzë të Haskukës

Opozita duket se po kërkon mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal (KK) në Prizren për të kërkuar dorëheqje të drejtorëve me aktakuza ndaj katër drejtorëve të ekzekutivit prizrenas, të drejtuar nga Mytaher Haskuka. Kryetari i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj dhe shefi i Grupit të këshilltarëve të AAK-së në KK, Ilir Baldedaj, konfirmuan për portalin […]

Dramë në Prizren, Bashkimi fiton ndaj Rahovecit

Bashkimi ka mundur sonte në një ndeshje shumë interesante Rahovecin me rezultat 85:81 (19:21, 20:21, 33:18, 13:21) në derbin e javës së 14-të të Superligës së Kosovës në basketboll. Fillimi i ndeshjes ishte shumë interesant, ku mysafirët e fituan çerekun e parë 19:21, derisa lojë e barabartë u zhvillua edhe në periudhën e dytë që […]