18-12-2025

Kryesore

Paradoks: Lagja më e pastër në Prizren, më e “ndotura” gjuhësisht

Institucionet e Prizrenit duket se nuk po tregohen këmbëngulëse për respektimin e normës së shkruar të gjuhës shqipe, në mbishkrimet publike, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Një gjë e tillë është vërejtur edhe në tabelën, e cila ditë më parë,  gjatë manifestimit për “Ditën Botërore të Mjedisit”, iu nda lagjes më të pastër të qytetit, në të cilën […]

Haskuka: Trashëgimia kulturore e Prizrenit përbën avantazh për investime

Rreth 100 biznese lokale, 60 nga diaspora dhe biznese të huaja, së bashku me institucionet, kanë diskutuar në Prizren lidhur me potencialin që qyteti i dytë më i madh në Kosovë ofron për investitorët. Diskutimet janë zhvilluar në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren, në kuadër të forumit të Bashkë-investimeve dhe Rrjetëzimit, të organizuar […]

Shukri Quni demanton Komunën e Prizrenit, meritën për një rrugë në Has ia adreson ish-qeverisjes

Anëtari i Kuvendit Komunal të Prizrenit nga Nisma Socialdemokrate, Shukri Quni, partia e të cilit është në koalicionin qeverisës komunal, ka demantuar një deklarim të Drejtorisë së Shërbimeve Publike rreth hapjes së rrugës Planejë e Hasit –Trumsh, duke kujtuar se këtë e kishte qeverisja e kaluar, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Quni, që deri në vitin […]

Kontrolle në pishinat e Prizrenit, cilat janë problematikat e konstatuara?

Nga katër pishat sa funksionojnë  në  komunën e Prizrenit, inspektorati sanitar që vepron në kuadër të Komunës, pas një kontrolli të tyre ka njoftuar se ka rekomanduar eliminimin e të metave higjienike-sanitare, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Prizreni vlerësohet si qyteti më i ngrohtë në vend. Fundi i qershorit dhe ditët e para të korrikut janë karakterizuar me […]

Prizreni shtohet edhe për 12 banorë

Në maternitetin e spitalit “Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren, gjatë 24-orëve të shkuara janë regjistruar  12  raste të lindjeve, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. 7 meshkuj5 femra3 lindje “cezariane”  (me operacion). Karakteristikë gjatë këtij 24-orëshi është rënia për një e numrit të lindjeve, krahasuar me ditën paraprake. /GazetaePrizrenit.net/

Aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren janë ngritur dy aktakuza ndaj dy personave për vepra të ndryshme penale. Në njoftimin e PTH-së, thuhet se aktakuzat janë ngritur nga Departamenti i Përgjithshëm, për këto vepra penale: Një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”; Një aktakuzë kundër një […]

Paragllajdingu është produkti më i ri turistik që u lansua në Prizren

Vizitorët në Prizren tani mund të shijojnë pamjen e qytetit duke e parë atë nga qielli. Aero Klub Shkaba hapi sot sezonin e paragllajdingut dhe në të njëjtën kohë lansoi këtë produkt të ri turistik në zonë. Përveç shtimit të shumëllojshmërisë së gjërave që mund të bëhen në Prizren, ky produkt i ri komcercial do […]

Njëmbëdhjetë të lënduar në aksident trafiku në një fshat të Malishevës

Në fshatin Mirushë të Malishevës, dje pasdite është raportuar për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve civile. Sipas policisë, përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar njëmbëdhjetë persona. Dhjetë prej tyre pas trajtimit mjekësor janë liruar, ndërsa viktima tjetër është hospitalizuar në QKUK. Policia nuk ka dhënë hollësi për shkaqet e aksidentit. Rasti […]

Pesë të lënduar nga një aksident në Suharekë

Në fshatin Semetisht të Suharekës është raportuar për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar pesë persona të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit. Rasti është duke u hetuar./GazetaePrizrenit.net

Prej sot mbyllen disa rrugë për qarkullim të veturave në Prizren

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se për shkak të nevojës për gropim të rrugës për rehabilitimin e linjës së ujit të pijes, nga data 05.07.2019 (e premte) do të fillojnë punimet në lagjen Ralin, me ç’rast do të jenë të mbyllura disa rrugë për qarkullim të veturave. Kështu, rruga “Hafiz Ismail Haki” nga kryqëzimi që […]