11-11-2025

Prizren

Gruaja rrah burrin në Prizren

Mbrëmë rreth orës 23:00 është arrestuar një femër pas që e njëjta ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj, në Prizren. Edhe viktima, edhe e dyshuara i përkasin komunitetit ashkali. Policia njoftoi se deri te sulmi ka ardhur si pasoj e një mosmarrëveshje. “Si provë materiale është konfiskuar një mjet ndërsa e dyshuar pas intervistimit me vendim […]

Anulohet prokurimi për digjitalizimin e shërbimeve në administratën e Prizrenit

Komuna e Prizrenit ka anuluar aktivitetin e prokurimit për digjitalizimin e shërbimeve dhe proceseve të punës në administratë. Këtë veprim e ka ndërmarrë pas vendimit të Organit Shqyrtues të Prokurimit për anulimin e këtij prokurimi, meqenëse paneli i “gjykatës së tenderëve” ka konstatuar se gjatë procedurës ka pasur shkelje të dispozitave ligjore, shkruan sot “Koha […]

Muharrem Elezkurtaj i propozuari për kryesues të Kuvendit Komunal të Prizrenit nga VV

Anëtari i  Vetëvendosjes, Muharrem Elezkurtaj, i cili pret ta japë betimin si anëtar i Kuvendit Komunal (KK) të Prizrenit, është  propozuar për kryesues të organit më të lartë lokal. Këtë e ka konfirmuar edhe Elezkurtaj, profesor në gjimnazin “Gjon Buzuku”, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Elezkurtaj, i cili edhe në mandatin paraprak ka qenë për një […]

Prizren: Arrestohen tre të kërkuar nga gjykata, dërgohen në burg

Tre persona të kërkuar nga organet e drejtësisë në Prizren janë arrestuar në tri lokacione të ndryshme dhe janë dërguar në vuajtje të dënimit, raporton “Gazeta e Prizrenit”. Arrestimet janë bërë në rrugët “Ramadan Qeku” e “Enver Hadri” tw Prizrenit, ndërsa një person është arrestuar në pikëkalimin kufitar Hani i Elezit. Referuar policisë, arrestimet janë […]

Babai nuk i dha para, i riu nga Prizreni tenton ta djegë shtëpinë, rrah keq edhe një polic

Një i ri nga Prizreni ka provuar që duke e lagur me benzinë, ta kallë shtëpinë e babait të tij. Kjo pasi, ky i fundit nuk ka pranuar t’ia japë para të birit, që dyshohet se është edhe përdorues droge. Prindi ka lajmëruar policinë, por kur ata mbërritën në vendin e ngjarjes, djali rrahu keq […]

10.5 vjet burgim tre personave për mashtrim me viza në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, ka dënuar Flamur Hoxhën, Besim Rexhajn dhe Veprim Rexhepin, në një rast ku akuzoheshin për mashtrim me viza në komunën e Prizrenit. Hoxha është dënuar me dënim unik prej 6 vjet burgim dhe 21 mijë euro gjobë, Rexhaj me 4 vjet burgim e 12 mijë euro gjobë, derisa Rexhepi me 6 […]

Objekti i Komunës së Malishevës që ngjason në Shpellën e Gadimës

Të shumta janë arsyet që i bëjnë qytetarët të shkojnë në objektet e komunave përkatëse. Një banori të Malishevës iu desh që mëngjesin e sotëm të vizitonte objektin e komunës së Malishevës, për një procedurë të cilën kishte për ta kryer. Por i njëjti u habit me gjendjen në të cilën ishte ky objekt, shkruan […]

Vetëvendosje, sikurse edhe partitë opozitare, synon postin e kryesuesit të Kuvendit të Prizrenit

Funksionin e kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Prizrenit synojnë që ta marrin si partia në pushtet, ashtu edhe subjektet opozitare. Lëvizja Vetëvendosje, si bartëse e koalicionit qeverisës komunal, konsideron se kjo pozitë i takon anëtarit nga radhët e saj. Ndërsa PDK-ja vlerëson se kryesuesi duhet të zgjidhet nga kjo parti, për faktin se ky […]

Rrahje në Prizren dy të lënduar

Dy persona janë arrestuar shkaku i një rrahje ku mbeten të lënduar dy persona të tjerë, raporton “Gazeta e Prizrenit”. Sipas policisë rasti ka ndodhur në fshatin Lubizhdë të Prizrenit. “Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Boshnjakë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta dy viktimat meshkuj K-Shqiptarë” […]

Prokuroria Speciale kërkon paraburgim për prizrenasen Ikballe Huduti

Në shtëpinë e Igballe Hudutit Policia e Kosovës kreu një bastisje, u konfiskuan pajisje elektronike. Duket shumë aktive në rrjetin social Facebook. Ikballe Huduti një ditë më parë shkroi sërish një status, që lidhet me lirinë e mendimit. Por, më e ashpër ishte ditë më parë kur shkroi një status në lidhje me vrasjen e […]