06-06-2025

Prizren

Shatërvani i Prizrenit ‘pushtohet’ nga qentë endacak (Foto)

Qentë endacak janë bërë pjesë e pandashme e pothuajse secilit qytet në Kosovë. Ata shfaqen çdo kund, dhe shpesh dinë të jenë edhe të rrezikshëm. Mirëpo në qytetin e Prizrenit, si duket ata janë shumuar. Një grup i qenve endacak kanë zënë vend në sheshon e qytetit, duke paraqitur rrezik direkt për qytetarët shkruan GazetaBlic. […]

Dënim me kusht policit që s’e kapi hajnin në Suharekë

Departamenti  i Krimeve të Rënda në kuadër të Gjykatës Themelore të Prizrenit, ka bërë shpalljen e aktgjykimit  dënues me kusht ndaj të akuzuarit  me iniciale H.M. nga fshati Reshtan Komuna e Suharekës, për shkak se  ka kryer  veprën penale keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar. Të akuzuarin nga fshati Reshtan, Komuna e Suharekës, gjykata e […]

PDK, opozitarizmi i munguar serioz në Prizren

Në Prizren pas luftës  në pushtet dhe në opozitë kanë qenë dy subjektet më të mëdha politike,  PDK dhe LDK. Realiteti tashmë ka ndryshuar, dhe në zgjedhjet e fundit lokale, të vjeshtës së vitit 2017, siç dihet gjërat kanë ndryshuar, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”. Në bazë të numrit të anëtarëve në Kuvendin Komunal (KK), PDK, që […]

Haskuka: Për teleferikun në Kala lejen e bëri dhe e miratoi vetëm një person

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj ish-drejtorit të Urbanizmit kur PDK-ja drejtonte Prizrenin, që vetë kishte bërë kërkesën për teleferik dhe të njëjtën vetë e kishte aprovuar. Duke mos përmendur emrin e drejtorit, Haskuka ka thënë se projekti aktual i teleferikut për Kalanë e […]

Mbi 400 nxënës përsërisin vitin në Prizren (video)

Më shumë se 400 nxënës të 5 shkollave të Mesme në Prizren do të përsërisin klasat këtë vit. Mësimdhënësit nuk u kanë dhënë kaluese duke vlerësuar se ata nuk meritojnë më shumë se njësh në ditarë. Kjo u pa si shqetësuese nga prindërit dhe kërkuan që fëmijët e tyre të rivlerësohen. Duke insistuar në vlerësim […]

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora  10:00 Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), mban tryezën me temë “Politikat sociale në komunën e Prizrenit”. (Në ambientet e Restorant “Marashi” në Prizren).

Prizren: Lirohen nga akuza personat për pengim të policit në detyrë zyrtare

Gjykata Themelore në Prizren, sot ka shpallur aktgjykim refuzues ndaj të akuzuarve për “pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”, Besfort Sylbija dhe Liridon Jonuzaj. Vendimi u mor pasi prokurori Musli Gashi është tërhequr nga ndjekja penale ndaj dy të pandehurve, me arsyetimin se nga deklarata e të dëmtuarit, zyrtarit policor Luan Bytyqi, […]

Prokuroria dhe policia në Prizren: 5 raste të ngacmimeve seksuale tri vitet e fundit

Drejtuesit e Prokurorisë Themelore dhe Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, kanë mbajtur një konferencë për medie pas protestës së mbajtur nga organizata “Femaktiv” që u mbajt ditën e diel kundër ngacmimeve seksuale.   Kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala, dhe numri një i policisë rajonale të Prizrenit, Nexhmi Krasniqi, në konferencën e thirrur për medie […]

“Nata e Bardhë”, vitin e ardhshëm në Prizren

“Nata e Bardhë”, manifestim ky që mbahen çdo vit në mbi 100 qytete anembanë botës, gjatë vitit të ardhshëm do të mbahet edhe në Prizren. Këtë e kanë paralajmëruar zyrtarët më të lartë lokal, shkruan “GazetaePrizrenit.net.   Nata e Bardhë është një aktivitet ndërkombëtar artistik, ku muzetë, galeritë dhe institucionet kulturore hapen për publikun gjatë […]

KDI rekomandon funksionalizimin e Komitetit për Komunitete në Prizrenit dhe Dragash

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) gjatë një konference për media, sot ka publikuar të gjeturat nga monitorimi i punës së Komiteteve për Komunitete në komunën e Prizrenit dhe Dragashit. Naim Cahanaj nga KDI, ka theksuar problemin e mos funksionimit të Komiteteve për Komunitete në komunën Prizrenit dhe Dragashit në aspektin e përmbushjes së detyrimeve të […]