05-10-2024

Prizren: Çfarë thuhet në raportin e Prokurorisë për vetëvrasjen e dy nxënëseve të mjekësisë?

Janë mbyllur hetimet rreth vdekjes se dyshimtë të dy nxënëseve D. Kafexholli dhe A.Dakaj., të shkollës së mesme të mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren.

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se janë zhvilluar një sërë provash për të zbardhur rastet që quan nxënëset t’i japin fund jetës në formë të njëjtë.

Në një komunikatë, thuhet se Prokurori i Shtetit, i ngarkuar me rastin, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar veprime hetimore intensive, duke përfshirë por pa u kufizuar në: intervistim të numrit të madh të dëshmitarëve, aplikim të masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, raporti i këqyrjes së vendit të ngjarjes, foto – albumi i vendit të ngjarjes, shikimi i incizimeve nga kamerat e vendit të ngjarjes, raporti psikiatrik i njësisë së shëndetit mendor për fëmijë dhe adoleshent, raporti i ekspertimit të forenzikës, raporti i autopsisë etj., dhe nga të gjitha këto informacione të siguruara Prokuroria Themelore në Prizren, ka ardhur në përfundimin se vdekja e dy nxënëseve nuk është shkaktuar nga veprimet inkriminuese të personave tjerë.

Dy shoqet e një klasës, Donjeta Kafexholli dhe Alketa Dakaj, në përfundim të vitit shkollor, në muajin maj i kanë dhënë fund jetës, duke kërcyer nga katet e larta të banesave në Prizren./GazetaePrizrenit.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.