13-11-2025

Prizren

Kabashi premton ndërtimin e pendës në lumin Drini i Bardhë, me gjatësi rreth 700m

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga radhët e AAK-së, Lulzim Kabashi, ka premtuar ndërtimin e pendës në lumin Drini i Bardhë, me gjatësi rreth 700m, si dhe lartësi deri në 20m, përcjell Gazeta Blic. Sipas tij, kostoja e projektit do të jetë rreth 12.000.000 €. Kabashi thotë se përfitimet nga ky projekt janë: 1. Sipërfaqja […]

Prizren: Rrahje mes disa personave, njëri sulmon zyrtarët policorë

Tre persona në Prizren dje janë rrahur mes vete. Sipas policisë , njëri prej tyre ka penguar dhe kanosur zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, kurse dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.  

Vërmicë/ Prizren: Arrestohet një i dyshuar për kontrabandim me migrantë, njërin e fshehu në bagazh të veturës

Policia ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka kontrabanduar me migrantë, dy prej të cilëve fëmijë. Sot rreth orës 07:45, zyrtarë të Policisë së Kosovës nga Stacion Policor Kufitar-Vërmicë derisa ishin në lëvizje me automjet në drejtimin Prizren-Vërmicë, në afërsi të nënkalimit të autostradës “Ibrahim Rugova” kishin vërejtur një veturë të tipit Audi […]

Prizreni me aktivitet tradicional për sensibilizim kundër kancerit të gjirit

Me rastin e shënimit të muajit kundër kancerit të gjirit, të dielën në Prizren është organizuar aktiviteti vetëdijesues ” Race for the Cure Kosova 2021″. Pjesë e këtij aktiviteti ishin gratë të cilat i kanë mbijetuar luftës kundër kancerit të gjirit, qytetarë, mjekë dhe përfaqësues të institucioneve. Zonja Shemsije Thaçi nga Gjilani, tregon si ia […]

Në Spitalin e Prizrenit po trajtohen 18 pacientë me Covid

Nga raportimet e datës 26 shtator nga klinikat Covid-19, në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, trajtim mjekësor nga Covid-19, po marrin 320 pacientë, prej tyre 240 me oksigjeno-terapi dhe 38 në gjendje të rënduar shëndetësore. Klinika e Pediatrisë dhe Klinika e Gjinekologjisë, nuk kanë pacientë me Covid-19. Numri i pacientëve sipas klinikave Covid-19 dhe spitaleve […]

Prizren: Vetura bie në lum, policia jep detaje rreth vetaksidentit fatal në Gjonaj

Në fshatin Gjonaj të Prizrenit mbrëmë një veturë ka rënë në lumin Drin, raporton Gazeta e Prizrenit. Sipas policisë, për pasojë drejtuesi i saj ka vdekur dhe lëndime trupore kanë pësuar dy persona tjerë. Njoftimi i plotë i policisë: Fsh. Gjonaj, Prizren 25.09.2021-19:50  Lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi vetura të cilën po […]

Vdes një person në Opojë, goditet nga një automjet

Aksidenti ka ndodhur, sot rreth orës 19:30, në fshatin Pllavë të Opojës së Dragashit kur një automjet ka goditur për vdekje një burrë rreth 70 vjeç, raporton Gazeta e Prizrenit. Viktima është sjellë pa shenja jete në QMF në Dragash, Rastin e konfirmoi për portalin “Gazeta e Prizrenit”, zyrtari për medie i policisë rajonale në […]

Humb jetën një person, dy të tjerë lëndohen në një vetaksident në Gjonaj të Hasit

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjonaj, sonte rreth orës 20:30 minuta, raporton Gazeta e Prizrenit. Pos një personi që humbi jetën, nga vetaksidenti dy persona të tjerë morën lëndime të rënda. Rastin e konfirmoi për portalin “Gazeta e Prizrenit”, zyrtari për medie i policisë në Prizren, Vesel Gashi. “Viktima është rreth 60 vjeçar, ndërsa dy […]

PDK: Lagjja Kurilla, do të jetë pikë nisje e Fitores së madhe

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi me Kandidatin për Kryetar të Prizrenit Shaqir Totaj të shoqëruar edhe me kandidatët Ymran Fusha, Rita Drini dhe Arbër Hajrizin, në orët e mbrëmjes kanë zhvilluar një takim me strukturat e nëndegës së Kurillës. Në takim Kryetari Memli Krasniqi ka kërkuar një mobilizim më të madhë nga strukturat e partisë, […]

Kuvendarja Sinanaj-Gavazaj: Auditori i gjen shkelje Komunës së Prizrenit për Zotim të mjeteve

Kuvendarja e AAK-së në Prizren, Agnesa Sinanaj-Gavazaj ka hedhur kritika ndaj qeverisjes lokale. Duke ju referuar gjetjeve të pasqyruara në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditorit për Komunën e Prizrenit, për vitin 2020, ajo ka shkruar se këto dëshmi janë edhe një arsye më tepër, pse duhet larguar qeverisja Mytaher Haskuka Haskukës. Sinanaj-Gavazaj, që sërish […]