15-01-2026

Prizren

Kompania “Hidroregjioni Jugor” njofton konsumatorët e fshatit Gjonaj për kohën e funksionalizimit të rrjeti të ri

KRU “Hidroregjioni Jugor” , kishte njoftuar se me datë 10.12.2020 do të hyjë në funksion rrjeti i ri i furnizimit me ujë të pijes mirpo për shkak se ende po vazhdojnë punimet në kyçjen e konsumatorëve në rrjetin e ri është i detyruar që Rrjeti i ri të funksionalizohet me datën 14.12.2020, thuhet në njoftim. […]

Të premten hapet sistemi online për tërheqjen e 10% nga Trusti

Të premten në orën 15:00 hapet sistemi online për të tërhequr të hollat nga Trusti. Përfaqësuesi i Trustit pensional, në një konferencë për media së bashku me kryeministrin Avdullah Hoti, tha se janë duke punuar që paratë e 10% nga trusti, për shumicën e qytetarëve të dalin me datë 22 dhjetor deri 24, para festave […]

Aktakuza kundër gjashtë personave në Prizren

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Kosovë janë ngritur 29 aktakuza ndaj 31 personave. Sipas Prokurorit të Shtetit, po ashtu janë ndaluar edhe 10 persona të dyshuar dhe janë paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit. Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar dy (2) […]

Hidhen poshtë nga Prokuroria pretendimet e Haskukës për Totajn

Prokuroria në Prizren ka hedhur poshtë pretendimet e kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka, karshi kryetarit të degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj. Haskuka kishte paraqitur kallëzim penal ndaj Shaqir Totajt, Jeton Bytyqit (anëtar i PDK-së në Prizren) dhe dr. Sylejman Nishorit që e kishte shoqëruar delegacionin e PDK-së gjatë vizitës në Korishë me arsyetimin […]

Vendbanimet e sotme të rajonit të Prizrenit me rastet e reja me Covid

Krahasuar me ditën paraprake, sot është raportuar për rritje të rasteve të prekura nga Covid-19, transmeton Gazeta e Prizrenit Në nivel të Kosovës janë qenë 51 raste më shumë, ndërsa në Prizren ka më pak 11, pasi dje ishin 18  raste. Brenda 24 orëve në rajonin e Prizrenit janë raportuar 3 raste të vdekjes. Në […]

Prizren: Zyrtari e punëtorët shëndetësorë, që humbën jetën nga Covid

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, njofton se punëtori i Komunës së Prizrenit, Zeqir Xhaferi, ka humbur betejën me koronavirusin. Në postimin e publikuar në profilin e tij, kryetari Haskuka shkruan se Zeqir Xhaferi do të kujtohet si njeri i urtë e punëtor. Postimi i tij i plotë: Me pikëllim të thellë mora lajmin e hidhur […]

Prizren: Vazhon seanca me procedurën e provave në rastin ku e akuzuar është zyrtarja ligjore e MMPH

Ka vazhduar seanca me procedurën e provave ku e akuzuar për korrupsion është zyrtarja ligjore e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Hadije Kasumi, e mbajtur në Gjykatën Themelore në Prizren. Në seancën e së hënës, prokurori Mehdi Sefa i dorëzoi trupit gjykues dhe avokatëve mbrojtës Hazër Susuri dhe Ahmet Gjinovci, dosjen e Drejtorisë për […]

Dy të vdekur me Covid në rajonin e Prizrenit, 13 të infektuar

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.407 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 519 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. […]

Prizren: Më pak vdekje nga Covid-19, javën që shkoi

Gjatë javës që lamë pas, në rajonin e Prizrenit janë regjistruar 15 raste të vdekjeve. Referuar shifrave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka 7 raste më pak se javën paraprake, shkruan Gazeta e Prizrenit. Rajoni i Prizrenit ende rangohet ndër vendet e para me rastet e kësaj natyre në nivel vendi. Nga […]

Prizren: Ndahet nga jeta punonjësi i Administratës Komunale, Zeqir Xhaferi

Sot, është ndarë nga jeta punonjësi i Administratës Komunale të Prizrenit, Zeqir Xhaferi. Ai vdiq, në moshën 67 vjeçare, ndërsa ka punuar për vite të tëra në këtë sektor të Komunës, transmeton “Gazeta e Prizrenit”. Menjëherë pas lajmit mortor, nëpër rrjete sociale janë shpërndarë foto nga kolegët e tij, të cilët kanë shprehur dhembje për […]