28-10-2025

Prizren

Mbante lokalin hapur gjatë orës policore në Prizren, procedurë pronarit  

Ndaj pronarit të një lokali në Prizren është iniciuar procedurë,  pasi  gjatë 24 orëshit të kaluar është zënë duke punuar përtej kohës së paraparë, transmeton “Gazeta e Prizrenit”. “Prizren  05.08.2020-23:25. Gjatë patrullimit policia ka vërejtur se një lokal ishte duke punuar jashtë orarit të përcaktuar sipas vendimit të Qeverisë. Lidhur me rastin është intervistuari dyshuari mashkull […]

Prizren: Katër persona dërgohen në polici s’respektuan orën policore

Katër persona janë shoqëruar në raste të ndara në polici,  për shkak të mosrespektimit të orës policore gjatë 24 orëshit të kaluar në Prizren, transmeton  Gazeta e Prizrenit. Raporti i plotë nga policia: MOSVEPRIM SIPAS DISPOZITAVE SHËNDETËSORE GJATË EPIDEMISË Prizren 05.08.2020 – 04:10. Është shoqëruar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar […]

Dasma në Lubizhdë të Hasit: Rasti po hetohet nga Policia, ftohet për intervistë kryefamiljari

Dasma e cila u bë shumë e komentuar gjatë javës së kaluar ishte ajo e familjes Gigollaj në fshatin Lubizhdë të Prizrenit. Kjo pasi në videot që kishte publikuar këngëtari Labinot Rexha shihet një numër i madh i njerëzve të cilët vallëzonin e festonin në oborrin e shtëpisë. Ndonëse gjatë kohës sa është mbajtur dasma, […]

Koronavirusi: 218 raste të reja në Kosovë, 7 në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 461 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 218 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive është 9.492 raste nga 38.803 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, […]

16 foshnje të porsalindur në Prizren

Në maternitetin e spitalit “Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren, në dy ditët shkuara janë regjistruar 16 raste të lindjeve, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Ajo që është karakteristike është se gjatë dy ditëve kishte nga 8 lindje. Sa i përket gjinisë dominojnë femrat. Numri i tyre është 9 apo dy më shumë se djemtë.

Impianti për trajtimin e ujërave të zeza në Vlashnjë të Prizrenit ende nuk ka filluar operimin

Impianti për trajtimin e ujërave të zeza në Vlashnjë të Prizrenit ende nuk është funksionalizuar në tërësi. Zyrtarët e kompanisë rajonale të ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” kanë theksuar se situata me pandeminë ka penguar futjen në operim të këtij impianti. Si rrjedhojë ujërat e zeza nga amvisëritë e bizneset e Prizrenit si të patrajtuara vazhdojnë që […]

Haskuka kritika pushtetit qendror rreth menaxhimit të pandemisë

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka kritikuar institucionet e vendit me mënyrën e menaxhimit të situatës me pandeminë COVID-19. Ai tha se vetëm gjatë javës së kaluar, më shumë se 70 qytetarë kanë ndërruar jetë nga COVID-19. Haskuka adresoi kritika edhe në drejtim të krytarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe kryeministrit, Avdullah Hoti, […]

Tërmeti në Turqi, njerëzit dalin në rrugë të alarmuar-shikoni pamjet e panikut

Një tërmet me magnitudë 5.2 ka goditur krahinën lindore turke, Malatya, ditën e sotme. Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha se tërmeti goditi rrethin Pütürge në 12.37 sipas kohës lokale. Në pamjet filmike të mediave turke duken momentet e panikut të shkaktuara tek qytetarët nga lëkundjet.

Prizren: Të akuzuarit për armëmbajtje pa leje i shqiptohet masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik

Gjykata Themelore e Prizrenit, të martën, i ka shqiptuar masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri, të akuzuarit për armëmbajtje pa leje, Reshit Bytyqi. Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësja Raima Elezi, masa e tillë është shqiptuar në kohëzgjatje prej 2 vite, në Repartin e Psikiatrisë në Prizren, raporton “Betimi për Drejtësi”. Gjykatësja Elezi […]

Në Prizren mbyllen edhe gjashtë lokale, s’respektuan masat anti-COVID

Policia e Kosovës në Prizren edhe dje ka zhvilluar një aksion për të monitoruar zbatimin e masave anti-COVID nga qeveria e Kosovës. Të përkrahur edhe nga Inspektoret Komunal dhe Inspektorët Sanitar nga Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës, kanë ndërmarrë një operacion dhe veprime në qendrat tregtare dhe në sheshet kryesore në Prizren. Sipas […]