04-07-2025

Prizren

Haskuka viziton pronarët e bizneseve në Vërmicë

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka,  gjatë një takimi me pronarët e bizneseve të hotelerisë dhe gastronomisë në Vërmicë, të cilët kanë mbajtur mbyllur restorantet shkaku i pandemisë, ka diskutuar për rëndësinë e respektimit të masave dhe angazhimin e komunës për të krijuar lehtësira,  në mënyrë që sado pak të rikuperohen humbjet financiare nga […]

Gjykata trajton rastin e të dyshuarës që rrahu një femër në Lubiçevë të Prizrenit

Prokurori kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren, Ramadan Koro, ka njoftuar se Gjykata e Prizrenit e ka caktuar masën e ndalimit të afrimit ndaj personit të caktuar, ndaj të dyshuarës për sulm fizik ndaj viktimës femër në fshatin Lubiçevë. do E njëjta po ashtu ishte arrestuar më 27 prill, pasi dyshohet se afro një javë […]

Prizren: Paraburgim të dyshuarit për sulm seksual

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, ndaj të dyshuarit për sulm seksual ndaj viktimës femër. Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar prokurori kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren, Ramadan Koro. I dyshuari ishte arrestuar me 27 prill dhe me urdhër të prokurorit ishte dërguar në mbajtje. Tutje, […]

5 pacientë me Covid-19 nga Prizreni me oksigjeno-terapi, pritet të testohen 18

Drejtori i drejtorisë të Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit, Visar Shehu, ka treguar se në Prizren janë të prekur 55 raste me Covid-19, ndërsa 5 nga ta janë në Klinikën Infektive. “Në këto momente kemi 5 persona të Shtrirë në Klinikën Infektive në oksigjeno- terapi, por gjendja e tyre është stabile edhe pse janë në […]

14 të arrestuar në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka ndaluar 20 persona për shkak se nuk respektuan vendimin e qeverisë për kufizim të lëvizjes. Nga raporti i policisë, del se vetëm në komunën e Prizrenit, dje janë ndaluar 14 persona. Nga numri i përgjithshëm prej 20 të ndaluarve në nivel vendi, Prizreni përbën trefishin. Më […]

28 foshnje të porsalindura në Prizren

Gjatë tri ditëve të fundit, në maternietetin e Spitalit të Prizrenit kanë lindur 28 foshnje. Një nënë ka lindur binjak (një mashkull dhe një femër), transmeton GazetaePrizrenit.net Sa i përket gjinisë, 16 nga të porsalindurit janë të gjinisë mashkullore, ndërsa 12 janë vajza.

Edhe katër raste të reja me koronavirus në Prizren

IKSHPK ka konfirmuar nëntë raste të reja me Covid-19 në Kosovë. Të gjitha rastet e reja janë raste kontakti ndërsa po ashtu 17 persona janë shëruar. Nga mostrat e marra, sot Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), në mesin të infektuarve janë edhe katër persona nga Prizreni, shkruan Gazeta e Prizrenit. Të prekurit […]

Gazeta Express: Thyen rregullat e pandemisë, për drejtorin e Shërbimeve Publike në Prizren angazhohen punëtorë për meremetim në kohën e koronavirusit

Komuna e Prizrenit ka vendosur që t’i meremetojë disa nga ndërtesat e qytetit. Por, privilegjin të parët në këtë komunë siç duket po e kanë drejtorët e drejtorive të dikastereve të ndryshme. Në njërën nga ndërtesat e kësaj komune në rrugën “Ankara”, sipas banorëve të Prizrenit, jeton drejtori i Shërbimeve Publike, Levent Kasemi. Aty Kasemi […]

PDK në Prizren: Dyshime për tejkalime mbi katin ku jeton drejtori Levent Kasemi (foto)

Dega e PDK-së në Prizren ka reaguar ndaj, siç ka thënë vazhdimit të degradimit urban në Prizren, për shkak të disa mermetimeve në banesat e vjetra, që ndodhen afër qendrës tregtare “Qylhan”. Në komunikatën e shoqëruar edhe me disa foto, ky subjekt i quan këto manovrime skandaloze të drejtorit Kasemi, në kohë pandemie për degradim […]

Prizreni, i heshtur në kohën e Ramazanit

Çdo vit, qysh pas iftarit e deri në syfyr prizrenasit mund t’i shohësh rrugëve të qytetit. Ndryshe nga vitet e shkuara, sivjet krejt çka pamë në Prizren gjatë orëve të para të mëngjesit ishin policët dhe ky qytetar i cili po shkonte në punë. Për Sebajdinin është shumë e dhimbshme ta shohë qytetin e tij […]