26-04-2024

Koronavirusi: Sot 71 të infektuar, Prizreni pa asnjë rast

Sot, më 30 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 210 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 79 raste pozitive.

Nga këto raste, sot nuk raportohet për të infektuar nga komuna e Prizrenit, por gjithashtu nuk është njoftuar nëse ka pasur testime, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Sa i përket rajonit, me nga 1 rast janë komunat: Malishevë, Mamushë, dhe Suharekë.

Numri total i rasteve pozitive 2.878 raste nga 23.780 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 51 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese

Sot janë shëruar 71 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.577 raste, kurse raste aktive 1.250.

Rastet tjera pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 40 raste, komuna e Vushtrrisë 10 raste, komuna e Fushë Kosovës 7 raste, komuna e Mitrovicës 4 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Ferizajt 2 raste, komuna e Skenderajt 2 raste, komuna e Lipjanit 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Gjilan, Istog dhe Pejë. /GazetaePrizrenit.net /

Asnjë koment

Comments are closed.