Vidhen para dhe stoli ari në një shtëpi në Prizren

Persona të panjohur kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari në shtëpi, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Për këtë një person ka raportuar në Policinë e Kosovës, duke njoftuar se ngjarja ka ndodhur me 22.06.2020, në Prizren.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në shtëpinë e tij në të cilën kishin vjedhur para të gatshme dhe stoli ari”, thuhet në raportin e Policisë.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin./ GazetaePrizrenit.net